Të paktën shtatë të vdekur nga stuhia e fuqishme në SHBA

Autori: Gazeta inFokus
09:31 | 13 January 2023
Një stuhi e madhe, që shkaktoi erëra të fuqishme dhe tornado goditi mbarë jugun e Shteteve të Bashkuara, duke lënë të vrarë të paktën shtatë persona në Xhorxhia dhe Alabama.
Në këto dy shtete amerikane është raportuar për dëme materiale.
Autoritetet thanë se më vonë gjatë të premtes mund të kenë një pamje më të qartë të madhësisë së dëmit të shkaktuar nga kjo stuhi dhe mund të ketë edhe më shumë viktima, pasi pritet të përmirësohen kushtet atmosferike.
Stuhia e madhe nisi të enjten mbrëma dhe dhjetëra mijëra amerikanë mbetën pa energji elektrike në Xhorxhia dhe Alabama.
Në Selma të Alabamës, autoritetet e qytetit mbajtën mbledhje për të shpallur gjendje të jashtëzakonshme.
Gjashtë nga viktimat u regjistruan në qarkun Autauga, që gjendet 66 kilometra në verilindje të Selmës, ku vlerësohet se 40 shtëpi janë dëmtuar ose janë shkatërruar nga një tornado që goditi këtë zonë, tha Ernie Baggett, drejtor për menaxhimin e emergjencave në këtë qark.
Të paktën 12 persona janë lënduar dhe janë dërguar për trajtim mjekësor, tha Baggett prë Associated Press.
“Kjo është stuhia më e keqe që kam parë në këtë shtet”, tha Baggett, duke iu referuar dëmeve të shkaktuara.
Në Xhorxhia, një pasagjer vdiq kur një pemë goditi makinën me të cilën po udhëtonte në Xhekson, thanë autoritetet.
Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, janë regjistruar 33 tornado që kanë goditur në Misisipi, Alabama, Xhorxhia, Tenesi, Kentaki dhe në Karolinën e Jugut dhe të Veriut.
Për shkak të stuhisë, rreth 40.000 amerikanë mbetën pa rrymë të enjten mbrëma në Alabama, ndërkaq 86.000 në Xhorxhia.
Në të paktën gjashtë qarqe në Xhorxhia, mësimi është anuluar për të premten.
Stuhia e së enjtes u shkaktua nga tri faktorë: cikli natyror i motit La Nina, ngrohja e Gjirit të Meksikës për shkak të ndryshimeve klimatike dhe tornadot që u shkaktuan nga perëndimi në lindje të vendit, tha profesori i meteorologjisë, Victor Gensini./REL

Të tjera
-
Nasim Haradinaj-Nexhmedin Spahiut: A po shko mbroje ish-policin tash në Serbi, ta shohim turrin
Ish-ushtari i UÇK-së dhe ish-anëtari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka reagua...
-
Dosja penale e pronarit të restorantit që akuzohet për grabitjen në Suharekë
Në shtatorin e vitit 2023, Besart Istrefi, një pronar restoranti në fshatin M...
-
Ushtria e Iowa-s dhe Kosova thellojnë bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes
Në kuadër të partneritetit të gjatë mes Gardës Kombëtare të Iowa-s dhe Kosovë...
-
Kosova ndalon importin e deleve dhe dhive nga gjithë Shqipëria
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka njoftuar ndalimin e importit të...
-
LAJMI I FUNDIT: Aksident në Komoran, copat e veturave mbesin në tokë e nuk dihet ende për të lënduar
Një aksident trafiku ka ndodhur sot pasdite në Komoran, ku janë përfshirë dy ...
-
Murtezaj proteston, thotë se prezantimi i agjendës për Qeveri Uniteti po bëhet pa asnjë konsultim
Anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, Valon Murtezaj, ka reaguar ash...
-
Kurti njofton se Kosova do t’i pranojë përkohësisht 50 migrantë të dëbuar nga SHBA
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka njoftuar se në një mbledhje të qeveri...
-
Në kampin “Vrella” u mbajt ceremonia e dorëzim-pranimit të poligonit të gjuajtjes dhe me pengesa
Në Qendrën e Njësive të Specializuara në Vrellë të mërkurën u mbajt ceremonia...
-
Osmani: Serbia duhet të ndalë menjëherë fushatën e saj të arrestimeve politike kundër qytetarëve të Kosovës
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar lidhur me arrestimin e fundit ...
-
Votimi i 12 tetorit, KQZ-ja vendos për afatet e aktiviteteve zgjedhore
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur për afatet e të gjitha aktivitetev...
-
LDK nesër mban konferencë nga ora 11, Abdixhiku shpalosë 15 pikat për Qeverinë e Unitetit
Lidhja Demokratike e Kosovës, përmes një komunikate për media ka njoftuar se ...
-
MPJD me thirrje urgjente: Mos udhëtoni përmes Serbisë
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka shprehur shqetësimin e thellë ...