Lajme

Të pakënaqur me partitë, shpresat te votuesit

Autori: Gazeta inFokus 08:24 | 25 May 2017

Shumë pakënaqësi kanë dalë në sipërfaqe me rastin e publikimit të listave partiake për deputetë, përkatësisht me radhitjen dhe lënien e disa kuadrove jashtë listave. Megjithatë, disa nga kandidatët për deputetë thonë se pavarësisht pakënaqësive që i kanë me renditjen nga partia, siç thonë ata, renditjen më të mirë do ta bëjnë qytetarët më 11 qershor, shkruan sot Gazeta “Zëri”

Dy partitë të cilat ishin pjesë e Qeverisë së kaluar, PDK-ja e LDK-ja, para dy ditësh kanë publikuar listat e kandidatëve për deputetë, me ç’rast disa emra të njohur të skenës politike i kanë eliminuar qysh në start, duke mos i përfshirë fare në lista, kurse disa të tjerë duke i radhitur kah fundi i tyre.

Vjosa Osmani, Arben Gashi e Nuredin Ibishi (81, 61, 98), janë disa prej deputetëve të LDK-së nga legjislatura e kaluar të cilët janë renditur në pjesën e dytë të listës, shkruan.

-Advertisement-

Ndërkohë, në krye të kësaj liste janë ranguar emra të tjerë, disa prej të cilëve për herë të parë do ta sfidojnë veten në politikë.

Në topdhjetëshe të saj është edhe këngëtari Labinot Tahiri (10), tashmë nënkryetar i AKR-së, partnerit të koalicionit

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’
-Advertisement-

Të tjera