Rozë

Të njohurit që kanë telashe me policinë

Autori: Gazeta inFokus 23:23 | 15 May 2017

Shpeshherë na dështojnë takimet, bile edhe ato të rëndësishmet, për shkaka të vonesave që i bëjmë duke u përpjekur për të gjetur vend ku ta parkojmë veturën.

Në Kosovë është bërë krizë për parkingje, ndoshta se na janë bërë më shumë vetura se njerëz. Ky problem është më i hasur në kryeqytet ku brenda ditës hyjnë me qindra e mijëra vetura. Vështirësi parkimi kanë gati të gjithë, shkruan “Kosovarja”. Po fytyrat publike a ballafaqohen me vështirësi të kësaj natyre?

-Advertisement-

Këngëtarja Ryva Kajtazi thotë se ka pasur raste kur është dënuar, edhe pse zakonisht përpiqet që të jetë e kujdesshme në komunikacion. Ajo tregon se e kanë parasysh policët, kjo për shkak të respektit ndaj popullaritetit që gëzon.

Për këtë çështje biseduam edhe më miss Arbnora Ademaj. Edhe bukuroshja shfaq shqetësimet në lidhje me këtë punë, duke treguar se ka marrë edhe dënime, shkruan “Kosovarja”.

Gjobë ka marrë edhe këngëtari Besart Halimi. Ai tregon se e kishte parkuar një herë keq veturën, pasi kishte hyrë për të blerë xhinse dhe kur doli e morri si “bakshish” një denim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E PREMTJA E BARDHË NË ETC ME ZBRITJE DERI 50%
-Advertisement-

Të tjera