Të ndryshosh mendje shpesh nuk është aq keq sa mendon
Autori: Gazeta inFokus 07:41 | 06 December 2024
Të ndryshosh mendje nuk është vetëm një çështje preferencash për ushqimin, por një aftësi që ka ndikim të madh në zhvillimin personal dhe marrëdhëniet me të tjerët.
Megjithatë, shumë prej nesh e shmangin këtë proces, duke u mbërthyer pas bindjeve të vjetra. Pse ndodh kjo?
Sepse pranimi se mund të kemi gabuar ose se kemi qenë të paplotë në të menduarit tonë shpesh shkakton ndjesi të pakëndshme.
Pse ndryshimi i mendjes na frikëson?
Pranimi i ndryshimit të mendjes nuk ka të bëjë vetëm me ndryshimin e preferencave për ushqimin – është një aftësi që lidhet ngushtë me rritjen personale dhe marrëdhëniet tona.
Por shumë shpesh, kjo ndjenjë na bllokon, sepse pranimi se kemi gabuar ose nuk kemi pasur të drejtë na vendos në një pozitë të ndjeshme. Truri ynë nuk e do këtë ndjenjë.
Kur mbajmë kokëfortësisht një mendim, truri aktivizon pjesën që merret me frikën dhe mbijetesën.
Në thelb, truri nuk bën dallim midis një kërcënimi real (si një luan në xhungël) dhe sfidës ndaj një bindjeje.
Kjo na bën të mbrojmë me fanatizëm mendimet tona, edhe kur faktet tregojnë të kundërtën.
Të jesh i gatshëm të ndryshosh mendje nuk të bën të dobët – përkundrazi, tregon se je i hapur ndaj zhvillimin.
Fleksibiliteti njohës, pra aftësia për të përshtatur të menduarit me informacion të ri, sjell shumë përfitime:
Rrit kreativitetin: Të menduarit fleksibël na ndihmon të shohim situatat nga këndvështrime të reja dhe të gjejmë zgjidhje inovative
Përmirëson marrëdhëniet: Kur jemi më pak mbrojtës dhe më të hapur ndaj perspektivave të ndryshme, lidhjet me të tjerët bëhen më të thella dhe konfliktet zvogëlohen
Shton qëndrueshmërinë: Jeta është plot surpriza dhe fleksibiliteti na ndihmon të përballemi me ndryshimet pa shumë stres
Si ta pranojmë ndryshimin e mendjes?
Të pranosh se mund të kesh gabuar nuk është gjithmonë e lehtë, por ka disa mënyra për ta bërë më të thjeshtë këtë proces:
Pranimi i gabimit nuk është dobësi. Përkundrazi, tregon kurajë dhe dëshirë për të mësuar.
Herën tjetër kur kupton se ke gabuar, mos e shiko si dështim, por si mundësi për të mësuar diçka të re.
Zëvendëso sigurinë me kureshtje
Kur i qasemi botës me kureshtje, bëhemi më të hapur ndaj informacionit të ri.
Në vend që të fokusohemi te të qenit “të saktë”, përpiqemi të kuptojmë më shumë. Pyet veten: “çfarë mund të mësoj nga kjo?”
Ndryshimi i mendjes për bindjet e thella mund të jetë i frikshëm. Prandaj, fillo me diçka të vogël, si rikthimi te një ushqim që nuk të ka pëlqyer dikur. Fitoret e vogla krijojnë bazën për ndryshime më të mëdha.
Të ndryshosh mendje nuk do të thotë të mohosh atë që ke qenë më parë – është një mënyrë për të nderuar atë që je tani. Të gjithë jemi në proces zhvillimi dhe kjo është diçka që duhet festuar.
Herën tjetër kur përballesh me një ide të re, mbaje mend: Fleksibiliteti është një shenjë force, jo dobësie.
Ndoshta është koha për të provuar diçka që dikur e ke refuzuar… kush e di, ndoshta edhe brokoli nuk është aq i keq sa kujton!
Të tjera
-
Çedomir Aksiq dënohet me 15 vjet burgim për krịme lụfte në Kosovë
Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar me 15 vjet burgim të akuzuarin Çed...
-
Murati: Për herë të parë në historinë e vendit, të hyrat buxhetore kanë tejkaluar shifrën 3 miliardë euro
Ministri i Financave, Hekuran Murati ka thënë se për herë të parë në historin...
-
Ende nuk dihet shkaku i rrëzimit të avionit në Kazakistan
Më shumë se 30 persona humbën jetën kur një aeroplan azerbajxhanas u rrëzua n...
-
Pagesa e rrymës në veri, nën 20%
Disa e kursejnë, e disa edhe e paguajnë. Por, shumica e qytetarëve në veri të...
-
Certifikimi i detyrueshëm i Listës Serbe, Tahiri: Kurti e turpëroi shtetin para partnerëve ndërkombëtarë
Ish-ministrja për Dialog në Qeverinë e Kosovës, Edita Tahiri tha se kryem...
-
Kurti për Krishtlindje qëndroi në Gjakovë: Kujdesi, dashuria e sakrifica qofshin vlerat që na shoqërojnë
Kryeministri Albin Kurti gjatë ditës së djeshme qëndroi për vizitë në Gja...
-
Erion Veliaj paraqitet në SPAK, deklarohet për korrupsion
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është paraqitur mëngjesin e ditës së s...
-
Prizren, babai e raporton të zhdukur djalin e tij
Një person ka raportuar se djali i tij është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë...
-
Vajza rrạh nënën e saj në Pejë
Një grua ka raportuar në polici se pas një mosmarrëveshje në familje, është s...
-
KQZ mblidhet sot, ky është rendi i ditës
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot do të mbajë mbledhje nga ora 13:30. ...
-
Tahiri: Kurti po e turpëron shtetin e Kosovës para partnerëve ndërkombëtarë
Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka kritikuar kryeministrin...
-
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Vetëm një ditë më parë, kryeministri Albin Kurti paralajmëroi se grupe terror...