Sport

A do të ndikojë Ramazani në finalen e Ligës së Kampionëve?

Autori: Gazeta inFokus 15:55 | 03 May 2018

Liverpooli e rezervoi një vend në finalen e Ligës së Kampionëve me një fitore ndaj Romës me rezultatin e përgjithshëm prej 7:6, ndërsa përplasja me Real Madridin në Kiev më 26 maj do të zhvillohet gjatë muajit të Ramazanit, shkruan infokusi.

Ramazani fillon më 15 maj dhe është një muaj me rëndësi të jashtëzakonshme për ndjekësit e Islamit, kjo kërkon që muslimanët të agjërojnë që nga agimi deri në perëndim të diellit, kjo kombinohet me një orar të rregullt të gjumit për t’i lejuar njerëzit të ushqehen e të pinë para se të lind dielli.

Liverpool ka tre muslimanë praktikues brenda skuadrës së tyre: Mohamed Salah, Sadio Mane dhe Emre Can, ndërsa Real Madridi ka vetëm një Akrf Hakimi. Ka një pyetje se si lojtarët e lartpërmendur do të ndikohen nga Ramazani dhe nëse do të ndryshojë përgatitjen e tyre për shfaqjen finale.

-Advertisement-

Në një intervistë për Radio MARCA, Alberto Moreno dha një përgjigje të sinqert nga zemra “Kur është Ramazani, unë do të haja dhe pija për futbollistët, kjo është më së paku që unë mund të bëj”, ka thënë ai.

Përballja ndërmjet Real Madrid dhe Liverpool do të filloj nga ora 20:45,  kjo do të thotë një ndeshje e mbrëmjes pas një dite të plot agjërimi. /infokusi.com

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Prince Coffee shkon edhe në Ferizaj – ambient i ngrohtë e risi në menu (VIDEO)
-Advertisement-

Të tjera