Lajme

Të mërkurën përsëri protestë

Autori: Gazeta inFokus 16:25 | 03 September 2018

Organizata Protestoj nëpërmjet një konferencë për media u ka bërë thirrje qytetarëve të dalin në protestën e radhës, e cila do të mbahet të mërkurën në ora 18:00.

Organizatorët kanë thënë se do të protestohet për drejtësi, për barazi par ligjit dhe siguri civile.

Ata kanë ftuar qytetarët e pakënaqur t’i shprehin pakënaqësitë e tyre.

-Advertisement-

Njëri nga organizatorët Gramoz Buqinca tha se edhe deklaratat e fundit të presidentit Hashim Thaçit janë një arsye më shumë për t’u protestuar.

Arton Demhasaj nga organizata Çohu tha se procesi i Vettingut të gjyqësorit duhet të përcillet edhe nga ambasadat e vendeve të huaja në Kosovë për ta pasur një rezultat sa më real e jo të kapur nga politikanët e Kosovës.

Ndryshe, protestat kanë filluar të mbahen pas dorëheqjes së prokurorit Elez Blakaj, i cili është marrë me çështjen e listave të veteranëve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita Home dhe Prince Caffe: Sponsor të përgjithshëm të Sunny Hill Festival
-Advertisement-

Të tjera