Lajme

Të mbijetuarit e aksidentit nuk dalin para kamerave

Autori: Gazeta inFokus 23:16 | 27 July 2021

Përderisa po pritet që të mbijetuarit e aksidentit të Kroacisë të dalin tek familjarët e tyre që po i presin në ambientet e jashtme të aeroportit të Prishtinës, shihet se të mbijetuarit po transportohen nga ambientet e aeroportit direkt në veturat e familjarëve të tyre, duke i kursyer ata nga kontakti me gazetarët, shkruan Gazeta Infokus.

Një veprim i tillë i autoriteteve është i mirëkuptueshëm kur kujtojmë traumën që kanë përjetuar ata mërgimtarë që i kanë mbijetuar aksidentit tragjik në Slavonski Brod.

Ndërkohë bëhet me dije se dy nga të lënduarit që u transportuan me autoambulancë janë transferuar në QKUK për tretman të mëtejshëm mjekësor./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera