Lajme

Të martën ora e parë e mësimit i kushtohet Pavarësisë së Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 16:12 | 14 February 2020

Ora e parë e mësimi të martën do të i kushtohet historikut të Ditës së Pavarësisë së Kosovës.
Kështu ka njoftuar Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, shkruan Gazeta inFokus.
“Për nder të 17 shkurtit – Ditës së Pavarësisë së Kosovës, Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), obligon të gjitha shkollat fillore dhe të mesme që, të martën (18 shkurt 2020), ora e parë e mësimit t’i kushtohet historikut të pavarësisë, sakrificës së popullit shqiptar dhe kontributit të bashkësisë ndërkombëtare për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”, thuhet në njoftim.

MASHTI ua uron Ditën e Pavarësisë, nxënësve, mësimdhënësve, prindërve dhe të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës./Gazeta inFokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC

Të tjera