Lajme

A do të largohet Haki Cako nga drejtimi i Policisë së Shtetit shqiptar?!

Autori: Gazeta inFokus 20:19 | 14 July 2017

Deputeti i Partisë Socialiste Xhemal Qefalia vlerësoi luftën kundër drogës nga policia, ndërsa deklaroi se me punën e bërë deri tani largohet cdo hamendësim për largimin nga detyra të drejtorit të Policisë së Shtetit Hako Çako.
“Pozicioni i Çakos largon cdo hamendësim për largimin e tij, pasi po punon me profesionalizëm. Hedh poshtë akuzat që janë bërë ndaj tij gjatë fushatës. Gjeneral Cako ka një meritë për punën që ka bërë deri tani. Këtë vit ka më shumë seriozitet për luftën kundër drogës, ka një angazhim të të gjitha organeve ligjzbatuese ka një gërshetim. Kam parasysh SHISH, prokurorinë, gjykatat, ministria e Mjedisit, Bujqësisë dhe ekspertët. Edhe vitin e kaluar ka pasur përpjekje të jashtëzakonshme” deklaroi deputeti i ftuar në emisionin 45 Minuta në Report Tv.

Qefalia ishte në të njëjtën linjë me Ramën përsa i përket ministrave teknikë, kur deklaroi se duhet të largohen pasi e kryen misionin e tyre.

“Ata nuk vijnë si produkt i votës, por i një marrëveshje, për monitorimin e zgjedhjeve, procesi përfundoi. Misioni i tyre ka përfunduar, pasi ardhja e ministrave të tjerë bën të mundur që të ketë një objektiv më të madh për të përmbushur objektivat e qeverisë. Procesi përfundoi dhe misioni i tyre është i pavlefshëm më. Është në ndërgjegjen e tyre, po të isha unë, në përfundim të zgjedhjeve do të largohesha, nuk kanë pse të presin shkarkimin”, tha ai.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Çka do të thotë të gatuash shqip?
-Advertisement-

Të tjera