Lajme

Të izoluarit e kontinentit festojnë Ditën e Evropës

Autori: Gazeta inFokus 10:05 | 09 May 2017
Kosova sot shënon 9 Majin- Ditën e Evropës.Në kalendarin e festave shtetërore, shënohet edhe kjo ditë, shkruan AktivPress.

Në Prishtinë kanë filluar përgatitjet për nder të kësaj dite. Në sheshet kryesore të kryeqytetit janë vendosur flamuj të shtetit të Kosovës, krahas atij të Bashkimit Evropian.

Gjithashtu në këtë hapësirë janë vendosur edhe shtëpiza të vogla në të cilat shënohet “Europe Day” dhe secila shtëpizë e ka të vendosur emrin e shteteve që kanë njohur Pavarësinë e Kosovës.

-Advertisement-

Kosova edhe nëntë vite pas shpalljes së Pavarësisë, është i vetmi vend në kontinentin evropian që nuk gëzon të drejtën e lëvizjes së lirë dhe nuk është antare e organizatave kyçe evropiane si Këshilli i Evropës apo Bashkimi Evropian.

Dita e Evropës e gjen Kosovën në krizë politike në përpjekje të ratifikimit të demarkacionit me Malin e Zi nga koalicioni qeverisës në vend.

Kjo marrëveshje është kusht për Kosovën nga Bashkimi Evropian për të marrë liberalizimin e vizave. /AktivPress

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Aeroporti “Adem Jashari” ka një kërkesë për udhëtarët që kanë humbur valixhet e tyre
-Advertisement-

Të tjera