Sport

Të humbur por krenarë, Kosova ekspozoi gafat e Anglisë

Autori: Gazeta inFokus 07:07 | 12 September 2019

Ishte një ndeshje emocionuese, objektivi u arrit një lojë e bukur dhe me po kaq ritëm edhe nga tifozët në shkallët e stadiumit. Kështu e cilësojnë tifozët dhe ekspertë e futbollit në Angli, 90 minutëshin e zhvilluar ndaj Kosovës, një festival golash që u mbyll 5-3 për vendasit por që ekspozoi limitet e ishullorëve për të synuar trofe, sidomos me gafat në prapavijë.

Trajneri Geret Sauthgejt do të duhet të rimendojë nëse do ta shohë gotën gjysmë plot në përballejn e fituar ndaj ballkanasve pasi mediat britanike e cilësojnë të cënueshme formacionin anglez, dhe pa të ardhme në Euro 2020.

Heri Meguajër kushton 80 milionë Paund por veprimet e tij ndaj Kosovës ishin në shumicën e rasteve gabim. Po kështu dhe futbollisti i Totenhemit Deklan Rajs, sidomos në golin e dytë të Berishës.

-Advertisement-

“Imagjinojeni nëse do të kishim përballë Belgjikën, Francën, Spanjën apo Gjermaninë, se çfarë do të na bënin me këtë mbrojtje. ose është më mirë të mos e imagjinojmë fare”- tha Phil McNulty, komentatori i BBC.

Kështu shkruan Fil Meknalti në kolonën e tij në BBC ndërsa nuk mungojnë elozhet për futbollistë dhe tifozët e Kosovës.

I vetmi aspekt që impresionon tifozët anglezë është reparti ofensiv. Heri Kejn ka shënuar 26 gola në 41 ndeshje me 3 Luanët, në të njëjtin nivel me Brajan Robson dhe një më pak se Dejvid Pllat. Stërling akoma më mirë, është përfshirë në 12 gola në 8 ndeshjet e fundit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka po ndodh me DITËLINDJEN e Viva Fresh Store?!
-Advertisement-

Të tjera