Lajme

Të hënën udhëtimi pa pagesë në “Trafikun Urban”

Autori: Gazeta inFokus 15:11 | 14 September 2024

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se të hënën qytetarët do të mund të udhëtojnë pa pagesë me autobusët e “Trafikut Urban”. Falas do të jenë edhe biçikletat publike nëse jeni të regjistruar apo do të regjistroheni në aplikacionin “Nextbike”.

Sipas njoftimit, kjo po bëhet me rastin e Javës Evropiane të Mobilitetit.

“Të hënën, më 16.09.2024, të gjithë mund të udhëtoni pa pagesë me autobusët e Trafikut Urban në Prishtinë”.

-Advertisement-

“Gjithashtu, pasi të regjistroheni në aplikacionin #nextbike me vlerën prej 5 eurosh, po atë ditë mund të përdorni biçikletat publike pa pagesë, gjatë gjithë ditës”, thuhet në njoftimin e Komunës të shtunën.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nis bashkëpunimi serioz dhe strategjik midis Comodita dhe JYSK International
-Advertisement-

Të tjera