Lajme

Të hënën fillojnë punimet për zgjerimin e rrugës nacionale Milloshevë-Mitrovicë

Autori: Gazeta inFokus 14:54 | 13 May 2018

Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se të hënën do të fillojnë punimet për ndërtimin e rrugës nacionale M2, Milloshevë- Mitrovicë”, “Rruga e Tre Heronjve Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha”.

Sipas njoftimit, përcjell Telegrafi, thuhet se me fillim në ora 09:00, Ministria e Infrastrukturës nën udhëheqjen e ministrit Pal Lekaj, do të mbajë ceremoninë e fillimit të punimeve për ndërtimin e rrugës nacionale M2, Milloshevë –Mitrovicë, “Rruga e Tre Heronjve Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha”, aksi rrugor Smrekovnicë-Gojbule.

Bëhet e ditur se ceremonia e inaugurimit të punimeve do të mbahet në fshatin Gojbule, të hënën, me datën 14 maj 2018, me fillim nga ora 09:00.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite
-Advertisement-

Të tjera