Lajme

Të gjithë flasin për raportin e tij, Bulliqi hesht

Autori: Gazeta inFokus 12:17 | 23 February 2018

Raporti i Komisionit Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror Kosovë – Mali i Zi, i udhëhequr nga Shpejtim Bulliqi, po kundërshtohet nga bashkëpartiakët e tij , të cilët po kërcënojnë me votim kundër të demarkacionit nëse nuk largohet ky raport.

E Bulliqi në një prononcim dhënë ‘Infokusit’ ka thënë se do të flasë pas përfundimit të seancës pasi aktualisht është duke e ndjekur atë.

“Jam duke e përcjellë seancën e Kuvendit të Kosovës, shohim pas seancës”, ka thënë Bulliqi. Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës ku pritet të votohet Projektligji për ratifikimin e Marrëveshjes për shënjimin e vijës kufitare mes Kosovës dhe Malit të Zi, pati replika të ashpra mes kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinajt dhe deputetëve të LDK-së.

-Advertisement-

Haradinaj iu drejtua atyre me fjalët ‘marre ju koftë’ pasi kërkuan largimin e raportit të Buliqit ndërsa shefi i GP të LDK-së, iu përgjigj që i vie turp për gjuhën që përdor kryeministri në foltoren e Kuvendit të Kosovës./INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite
-Advertisement-

Të tjera