Sport

Të gjithë e tradhtuan, vetëm tre lojtarë përshëndetën Ancelottin (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 16:27 | 30 September 2017

Carlo Ancelotti u tradhtua nga ata që i stërviti për dy vite në Munich.

Thuajse të gjithë lojtarët e kampionit në fuqi të Gjermanisë, Bayern Munich ishin kundër trajnerit italian.

Mediat gjermane kanë zbuluar se kanë qenë vetëm tre futbollistë të Bayernit që kanë përshëndetur italianin pas shkarkimit të tij nga klubi bavarez.

-Advertisement-

Fillimisht ishte mesfushori spanjoll, Thiago Alcantara që postoi në rrjetin social ‘Twitter’ që ka shkruar disa rreshta emocionues për Don Carliton.

“Mister ka qenë një nder të luaj për ju. Ju uroj gjithë fatin e botës në aventurën tuaj të ardhshme”, ka shkruar Alcantara.

Ndërkohë pas reprezentuesit spanjoll kanë shkruar fjalë për Ancelottin edhe kiliani Arturo Vidal dhe mesfushori tjetër spanjoll Javi Martinez.

“Faleminderit për gjithçka mister. Ju uroj fat dhe gjithçka të mirë në të ardhmen. Shumë bekime”, shkroi Vidal.

“Fat të madh në aventurat e tua të reja mister. Ishte kënaqësi të kem ty trajner këtë herë”, ishin fjalët e Javi Martinez.

Pjesa tjetër e lojtarëve ka heshtur pas shkarkimit të Don Carlitos dhe sipas medieve gjermane ishte garda e vjetër e Bayernit që bojkotoi ish-trajnerit e gjigantëve evropian si Milan, Real Madrid apo Chelsea.

Ancelotti u shkarkua nga Bayerni pas humbjes 3-0 në fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve nga PSG.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Keiretsu Forum Southeast Europe dhe BKT Kosova, një bashkëpunim i guximshëm për herë të parë në llojin e tij, në…
-Advertisement-

Të tjera