Lajme

Të gjitha vendimet që u morën sot në mbledhjen e Qeverisë

Autori: Gazeta inFokus 15:17 | 09 October 2024

Sot Qeveria e Kosovës ka mbajtur mbledhjen e 223’të.

Këto janë vendimet që janë marrë:

– Miratuar vendimin për Agjendën e Reformave të Kosovës në kuadër të Instrumentit të BE-së për Reforma dhe Rritje Ekonomike në Ballkanin Perëndimor, e që për objektivë ka zbatimin e reformave drejt aderimit në BE dhe atyre për rritje ekonomike, të negociuara me BE-në.

-Advertisement-

– Miratuar projektligjet:

–          Projektligjin për Lëndët Plasëse;

–          Projektligjin për Shërbimet e Pagesave.

–          Projektligjin për Financimin e Menaxhimit të Resurseve Ujore.

–          Projektligjin për Inspektoratin Qendror të Trashëgimisë Kulturore.

–          Projektligjin Kundër Dukurive Negative në Sport.

– Miratuar Rregulloren për Procedurën e Pranimit të Nëpunësve të Shërbimit Publik në Sektorin e Shëndetësisë.

– Miratuar Rregulloren për Standardet, Metodologjinë dhe Sistemin e Hartimit dhe Monitorimit të Planeve Operacionale për Zhvillim Rajonal të Rajoneve Zhvillimore.

– Miratuar Rregulloren për Themelimin, Organizimin, Funksionimin dhe Monitorimin e Qendrave për Zhvillim Rajonal në Rajonet Zhvillimore.

– Miratuar vendimin për anulimin e pjesshëm të Vendimit Përfundimtar Nr.07/95 të datës 26 mars 2019.

– Miratuar Vendimin Përfundimtar për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme të cilat preken nga realizimi i Projektit: Ndërtimi i Rrugës Rajonale R221 Cerkolez, Rakosh.

– Miratuar Vendimin Përfundimtar për shpronësim dhe krijimin e të drejtës së servitutit për interes publik të pronave të paluajtshme të cilat preken nga realizimi i Projektit: “Ndërtimi Nënstacionit në Malishevë”.

– Miratuar Vendimin Preliminar për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme për nevoja të Terminaleve Doganore.

– Miratuar Vendimin për shqyrtimin e mëtejmë të kërkesës për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme të cilat preken nga realizimi i Projektit: “Hyrja në Qytetin e Ferizajt”.

– Miratuar vendimin për shqyrtimin e mëtejmë të kërkesës për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme të cilat preken nga realizimi i Projektit: Ndërtimi i Rrugës Rajonale Mushtisht-Shtërpcë.

– Miratuar vendimin për shqyrtimin e mëtejmë të kërkesës për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme të cilat preken nga realizimi i Projektit: “Qarkorja e Jashtme e Qytetit të Gjilanit dhe Kyçja e Rrugës Nacionale”.

– Miratuar vendimin për emërimin e Komisionit ad hoc për Vlerësimin Profesional për Pranim për Pozitën e Lartë të Kategorisë Drejtuese: Drejtor Ekzekutiv në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë.

– Miratuar vendimin për emërimin e Komisionit ad hoc për Vlerësimin Profesional për Pranim për Pozitën e Lartë të Kategorisë Drejtuese: Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë për Komunitete dhe Kthim.

– Miratuar vendimin për emërimin e Sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë e Zhvillimit Rajonal.

– Miratuar kërkesën e Ministrisë së Shëndetësisë për pagesën e 22 (njëzet e dy) specializantëve me vetëfinancim nga Lugina e Preshevës, Republika e Shqipërisë, Republika e Malit të Zi.

– Miratuar vendimin për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit të Qeverisë Nr.29/112 të datës 13 dhjetor 2022 për miratimin e Planit të Veprimit për Zbutjen e Ndikimit të Menjëhershëm Socio Ekonomik të Krizës Energjetike, i ndryshuar dhe plotësuar me Vendimin Nr.03/128 të datës 16 shkurt 2023.

– Miratuar vendimin për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit të Qeverisë Nr.20/145 i datës 7 qershor 2023 për themelimin e Komitetit Drejtues dhe Koordinues për shqyrtimin e progresit të zbatimit të masave të Planit të Zbatimit për zbutjen e ndikimit të menjëhershëm socio-ekonomik të krizës energjetike.

– Miratuar Strategjinë për Zhvillimin e Strategjisë Kombëtare të Informacionit Hapësinor dhe Planit të Veprimit 2024-2026.

– Miratuar Draftin e Planit të Veprimit të Strategjisë së Sistemit Inteligjent të Transportit për Kosovë, për vitet 2024-2026.

– Miratuar Koncept-dokumentin për fushën e Metrologjisë.

– Miratuar kërkesën e Agjencisë Kosovare të Privatizimit për kthimin e mjeteve të transferuara në Buxhetin e Republikës së Kosovës në shumë prej tetë mijë e pesëqind e dhjetë euro.

– Miratuar kërkesën e Ministrisë së Ekonomisë për ndarje të mjeteve buxhetore në shumë prej katër milionë e trembëdhjetë mijë e shtatëdhjetë e nëntë euro (4,013,779 €), për zbatimin e masës 4 dhe 5 të Planit të Veprimit për zbutjen e ndikimit të menjëhershëm socio-ekonomik të krizës energjetike, sipas Vendimit të Qeverisë Nr. 29/112 të datës 13.12.2022, i plotësuar dhe ndryshuar me Vendimin e Qeverisë Nr.03/128 të datës 16.02.2023.

– Miratuar kërkesën e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit për transfer të mjeteve në shumë prej katër milionë e dy qind e tridhjetë e pesë mijë euro (4,235,000 €), deri nën 25 % të ndarjes së ndikuar negativisht në total të kategorisë së shpenzimeve kapitale të nën programeve për vitin 2024, për zbatimin e programit në fushën e kulturës dhe sportit.

– Miratuar Planin e Veprimit të Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve për zbatimin e rekomandimeve të Raportit Vjetor të Auditimit për vitin 2023.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Për Festën e Bajramit, ZBRITJE deri n’KUPË t’QIELLIT!
-Advertisement-

Të tjera