Të gjitha vendimet që u morën sot në mbledhjen e Qeverisë
Autori: Gazeta inFokus 15:38 | 28 August 2024
Qeveria sot ka mbajtur mbledhjen e 218’të, ku ka marrë këto vendime:
1. Miratimi i Projektligjit për Sigurimin e Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor. Synimi jonë se do të investojmë në shërbime shëndetësore dhe të garantojmë sigurim publik shëndetësor për të përmirësuar cilësinë e jetës po jetësohet me miratimin e Projektligjit për sigurim shëndetësor. Njerëzit në nevojë do të kenë mbrojtje më të mirë sociale që ndihmon për të zvogëluar varfërinë dhe pabarazitë.
Përmes miratimit të këtij projektligji që e kemi përcaktuar si prioritet në Strategjinë Kombëtare për Zhvillim 2030 dhe në Programin e Qeverisë, po e arrijmë edhe një zotim të Qeverisë së Republikës së Kosovës. Projektligji për sigurim shëndetësor do të kontribuoj në ruajtjen dhe përparimin e shëndetit, së këndejmi edhe në mirëqenien e të gjithë njerëzve që jetojnë në Kosovë, duke ulur varfërinë dhe pabarazinë e shkaktuar nga shpenzimet shëndetësore.
2. Qeveria ka miratuar propozimin e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve për përcaktimin e pagës minimale në Republikën e Kosovës, në nivelin prej 2.00 € (dy euro) për një orë pune të rregullt, apo 350.00 € (treqind e pesëdhjetë euro) bruto në muaj për punë me orar të plotë. Ky vendim fillon së zbatuari nga data 1 tetor 2024. Vendimi obligon Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve, Administratën Tatimore të Kosovës dhe Inspektoratin e Punës për zbatimin e tij. Kjo pagë minimale e re, do të prekë mbi 150 mijë të punësuar, të cilët punojnë me paga më të ulëta se 350 euro në muaj. Ky veprim është veçse edhe një hap tjetër në kuadër të masave të shumta që si qeveri kemi ndërmarrë për të përmirësuar mirëqenien e qytetarëve.
3. Vendimin me të cilin Qeveria e Republikës së Kosovës, në pajtim me kërkesën e Kuvendit të Republikës së Kosovës, jep mendim lidhur me Nismën legjislative për “Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Automjete”. Qeveria e Republikës së Kosovës, në pajtim me kërkesën e Kuvendit të Republikës së Kosovës me nr. Prot. 652 të datës 24.05.2024, jep mendim lidhur me nismën legjislative për “Projektligjin për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit Nr.05/L-132 për Automjete”, si në vijim:
Vlerësohet se nisma legjislative synon Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit r.05/L-132 për Automjete, në mënyrë që të krijojë një kornizë rregullative duke plotësuar dhe ndryshuar nenet e caktuara, duke iu përmbajtur standardeve të BE-së. Vlerësohet se nga aspekti i ndikimit buxhetor “Projektligji për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit Nr.05/L-132 për Automjete”, nuk do të ketë kosto shtesë buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës.
4. Vendimin për aprovimin e Manualit për Konsolidimin e Akteve Juridike në Republikën e Kosovës. Përmes këtij Manuali institucionet e vendit do të përfitojnë në qasjen më të lehtë dhe më të shpejtë në legjislacionin tonë. Konsolidimi i akteve juridike kontribuon në një sistem ligjor më funksional, të besueshëm dhe të qasshëm. Konsolidimi i akteve juridike ka si qëllim që të centralizojë dhe unifikojë aktin juridik në fuqi me ligjin për ndryshimin-plotësimin, në një tekst të vetëm dhe koherent.
5. Vendimin për dhënien në shfrytëzim të ngastrave kadastrale, me qëllim të ndërtimit të Kompleksit “Qendra Rezidenciale e Kosovës për autizëm, sindromë daun dhe aftësi të kufizuar për fëmijë, persona të rritur dhe të moshës së shtyrë.’’ Kjo nismë synon që të përmirësojë cilësinë e jetës dhe të ofrojë një mjedis të sigurt e stimulues për ata që kanë nevojë për kujdes të veçantë dhe mbështetje gjatë gjithë jetës së tyre. Ndërtimi i këtij kompleksi është një hap i rëndësishëm drejt gjithëpërfshirjes dhe kontributit në ndërtimin e një shoqërie më të barabartë dhe më të drejtë.
6. Aprovimi i kërkesës së Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës për transfer të mjeteve buxhetore deri nën 25% të ndarjes së ndikuar negativisht për vitin 2024, për kryerjen e obligimeve për shpronësimin e pronave.
7. Vendimin për të kërkuar nga Presidentja e Republikës së Kosovës dhënien e Autorizimit Ministres së Drejtësisë për nënshkrimin e Marrëveshjes për Ndihmë të Ndërsjellë Juridike në Çështjet Penale me Qeverinë e Mbretërisë së Suedisë. Në këto vite të qeverisjes sonë, Republika e Kosovës ka thelluar e avancuar partneritetin dhe bashkëpunimin me shtete të ndryshme të Evropës dhe me gjerë, me ç’rast tashmë kemi shumë marrëveshje për bashkëpunim juridik ndërkombëtar të nënshkruara me vende të tilla. Në këtë linjë, në frymën e thellimit të raporteve dypalëshe në fushën e drejtësisë me shtetet e Evropës është propozuar edhe kjo pikë. Republika e Kosovës është shteti i parë nga Ballkani Perëndimor që lidh marrëveshje të re në këtë fushë me Mbretërinë e Suedisë.
8. Vendimin për të kërkuar nga Presidentja e Republikës së Kosovës dhënien e Autorizimit Ministres së Drejtësisë për nënshkrimin e Marrëveshjes për Ekstradim me Qeverinë e Mbretërisë së Suedisë. Republika e Kosovës dhe Mbretëria e Suedisë gjithashtu janë pajtuar që të avancohet tutje bashkëpunimi edhe në fushën e ekstradimeve në mes të dy vendeve.
9. Vendimin për të kërkuar nga Presidentja e Republikës së Kosovës dhënien e Autorizimit Ministres së Drejtësisë për nënshkrimin e Marrëveshjes për Transferimin e Personave të Dënuar me Qeverinë e Mbretërisë së Suedisë. Duke marrë për bazë aspiratën dhe zotimin e Republikës sonë në afirmimin e vlerave evropiane në bashkëpunim bilateral, në kuadër të tri marrëveshjeve me Mbretërinë e Suedisë, është edhe ajo për Transferimin e Personave të Dënuar.
10. Aprovimi i nismës për lidhjen e Marrëveshjes së Grantit ndërmjet Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe KfW, Frankfurt am Main dhe Kompanisë për Menaxhimin e Deponive në Kosovë (KMDK) për projektin “Programi i Menaxhimit të Mbetjeve të Ngurta II Masat Përcjellëse – Mbështetje për KMDK” .
11. Aprovimi i nismës për lidhjen e Marrëveshjes së Grantit ndërmjet Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe KfW, Frankfurt am Main dhe Kompanisë për Menaxhimin e Deponive në Kosovë (KMDK) për projektin “Programi i Menaxhimit të Mbetjeve të Ngurta II Masat Përcjellëse – Zgjerimi i Deponisë në Pejë”.
12. Miratimi i draftit të Koncept-dokumentit për “Kooperativat Bujqësore”. Ky draft koncept-dokument përfshin një përshkrim të hollësishëm të politikës dhe kornizës ligjore ekzistuese. Po ashtu ka identifikuar problemet në çështjet të cilat kanë penguar në menaxhimin e drejtë e të qëndrueshëm të Kooperativave Bujqësore.
13. Është aprovuar kërkesa e Agjencisë Kosovare të Privatizimit për kthimin e mjeteve të transferuara në buxhetin e Republikës së Kosovës në shumë prej njëqind e gjashtë mijë e tetëdhjetë e tetë euro e njëzetë cent (106,088.20 €). Këto mjete buxhetore merren nga kodi i pranimit të këtyre të hyrave dhe nga llogaria kryesore e buxhetit të Republikës së Kosovës dhe kthehen në llogarinë e Ndërmarrjes Shoqërore “Theranda”, me qëllim që ndërmarrja shoqërore të ketë mjete të mjaftueshme për të përmbushur kërkesat kreditore dhe për të mbuluar shpenzimet e likuidimit, sipas prioriteteve të përcaktuara në nenin 40 të Shtojcës së Ligjit Nr. 04/L-034 për Agjencinë Kosovare të Privatizimit.
14. Aprovimi i propozim-vendimit për emërimin e Komisionit ad-hoc të Pranimit për Kategorinë e Lartë Drejtuese: Drejtor (ekzekutiv) i Përgjithshëm në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas.
15. Miratimi i propozim-vendimit për t’i propozuar Kuvendit të Republikës së Kosovës emërimin e anëtares student të Këshillit Shtetëror të Cilësisë të Agjencisë Kosovare për Akreditim. Ky propozim buron nga lista e kritereve që Agjencia Kosovare e Akreditimit duhet të përmbushë për t’u bërë anëtare me të drejta të plota në Asociacionin Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (ENQA ), e po ashtu edhe në Regjistrin Evropian për Rritjen e Cilësisë në Arsimin e Lartë (EQAR). Zgjedhja e një anëtari student në këtë Këshill siguron harmonizimin e strukturave tona me standardet evropiane të sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë.
16. Miratimi i propozim-vendimit për listën e aplikimeve për rundin e 31-të të granteve të asistencës teknike të Kornizës Investuese të Ballkanit Perëndimor. Thirrja për këtë raund është hapur më 2 korrik, ndërsa afati final për dorëzimin e aplikimeve nga vendet përfituese është data 6 shtator e këtij viti. Pas marrjes së propozimeve nga institucionet e linjës dhe konsultimeve vijuese, të premten e kaluar, më 23 gusht, Komisioni për Planifikim Strategjik, ka përkrahur listën e aplikimeve. Në listën e aplikimeve janë dy projekte nga sektori i infrastrukturës digjitale, të paraqitura nga Ministria e Ekonomisë dhe dy nga sektori i mjedisit, të paraqitura nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.
17. Qeveria ka miratuar edhe vendimin për afatin e regjistrimit të Diasporës, përmes portalit e-Diaspora, i cili shtyhet deri më datën 31 Dhjetor 2024.
18. Gjithashtu është miratuar dhe Projekt-rregullorja për kompensimin e anëtareve të Shërbimit të Jashtëm të Republikës së Kosovës që e ushtrojnë detyrën jashtë vendit. Çështja kryesore e trajtuar me këtë Projekt-rregullore është përcaktimi i vlerës, kushteve, mënyrës dhe procedurës për përfitimin e kostos së jetesës dhe kompensimeve të tjera të anëtarëve të shërbimit të jashtëm që e ushtrojnë detyrën jashtë vendit si dhe kompensimi dhe mbulimi i shpenzimeve operacionale.
19. Vendimin për zgjatjen edhe për gjashtë muaj të mandatit të Komisionit për verifikim të diplomave të lëshuara nga Universiteti i Mitrovicës së veriut.
Të tjera
-
Murati: Do të krijohet një institut i ri dhe një fond për pushimin prindëror dhe lehonave
Në konferencën për media ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran...
-
Murati tregon se kur pritet të ekzekutohen 100 eurot për fëmijët e pensionistët: S’ka nevojë për aplikim
Qeveria vendosi t’ua ndajë nga 100 euro fëmijëve (0-16 vjeç) e pensionistëve ...
-
Qeveria i ndan nga 100 euro për secilin pensionist dhe fëmijët deri në 16 vjeç
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, e ka mbajtur një konferencë për media bas...
-
Mbyllja e TikTok-ut në Shqipëri, reagon kompania kineze: Presim sqarime urgjente
Kompania kineze e rrjetit social, TikTok ka reaguar në lidhje me vendimin e q...
-
90% e prindërve kërkuan mbylljen e TikTok-ut, Rama publikon anketimin e bërë me prindërit
Kryeministri Edi Rama shprehet se 90% e prindërve janë dakord me mbylljen e T...
-
Rohde falënderon Kosovën për solidarizimin me Gjermaninë pas sulmit në Magdeburg
Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka falënderuar Kosovën për mesazhet...
-
Rriten pritjet te Dheu i Bardhë
Qendra për Menaxhimin Kufitar e Ministrisë së Punëve të Brendshme, ka njoftua...
-
“Mas vshtiri u kanë mas lüfte, u dasht mu kthy me mbledh niher familjen”- Historia më emocionuese që keni dëgjuar ndonjëherë
Bisnesmeni i suksesshëm shqiptar në Gjermani, Shahin Dervishaj, për herë të p...
-
PDAK thotë se Kurti emëroi një zëvendësministër që ishte i dënuar për keqpërdorim të fondeve
Partia Demokratike e Ashkalinve të Kosovës kanë thënë që kryeministri Kurti e...
-
Ndalohet për 48 orë një person në Prishtinë, u kap me kợkạḯnë- detaje nga Policia
Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmë Antidroga ka ndaluar një veturë në rr...
-
“TikTok” mbyllet për një vit në Shqipëri, “The Guardian” jehonë vendimit të qeverisë
Qeveria e Shqipërisë bëri të ditur një ditë më parë se ka vendosur që të ...
-
Rrihen katër persona mes vete, njëri prej tyre e sulmon policin që intervenoi
Katër persona janë përfshirë në një rrahje në Ferizaj. Gjatë intervenimit ...