Të gjitha detajet nga vetëvrasja e Sokol Halilit
Autori: Gazeta inFokus 16:11 | 02 December 2022
15:32 – Trupi i pajetë i vrasësit të shtatzënës dërgohet në IML
Pak çaste më parë, trupi i pajetë i Sokol Halilit, është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
Kështu ka raportuar ekipi i Klan Kosovës nga vendi i ngjarjes.
Halili u vetëvra sot pasi policia lokalizojë vendndodhjen e tij në Shtime.
15:18 – Policia jep detaje rreth rastit të vetëvrasjes së Sokol Halilit
Policia ka dhënë detaje lidhur me gjetjen e Sokol Halilit, të dyshuarit për vrasjen e ish-gruas së tij para Gjinekologjisë në Prishtinë.
Përmes komunikatës për media, bëhet e ditur se Policia e Kosovës me njësitet relevante, ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme policore përfshirë masat e sigurisë në këtë lokacion, si dhe ka aplikuar masat e negocimit me personin e dyshuar për t’i mundësuar të njëjtit dorëzimin, transmeton Klankosova.tv.
Përkundër të gjitha masave të ndërmarra dhe tentativës për negocim, nga njësitet dhe kompetentët policorë i njëjti nuk është dorëzuar dhe me armës zjarri ka kryer aktin e vetëvrasjes.
Halili u gjet në shtëpinë e tij në fshatin Davidoc të komunës së Shtimës.
“Lidhur me rastin e vrasjes së rëndë të ndodhur më datë 30 nëntor 2022, në oborrin e QKUK-së në Prishtinë, Policia e Kosovës me njësitet e saj hetimore dhe operative, në koordinim me Prokurorinë e shtetit, ka punuar intensivisht për lokalizimin dhe kapjen e personit të dyshuar. Bazuar në hetimet intensive dhe veprimet operative-hetimore, sot më 02 dhjetor 2022, rreth ores 13:45 njësitet policore kanë arritur të lokalizojë vendndodhjen e të dyshuarit mashkull kosovar, Sokol Halili, viti i lindjes 1991, i cili gjendej në fshatin Davidovc të komunës së Shtimes. Lidhur me rastin janë duke vazhduar veprimet e mëtejme nga njësitet relevante policore, përfshirë ekzaminimin e vendit të ngjarjes, përderisa për procedura të mëtejme janë informuar Prokuroria dhe Inspektorati Policor i Kosovës”, thuhet tutje në komunikatë.
14:36 – Trupi i Sokol Halilit dërgohet në emergjencë
Trupi i Sokol Halilit, burrit që vrau ish-gruan e tij shtatzënë para Gjinekologjisë, është dërguar në Emergjencë.
Kështu merr vesh Klan Kosova.
Halili u gjet nga Njësia Speciale në shtëpinë e tij, dhe pasi ka refuzuar të dorëzohet ka vrarë veten, njofton Klankosova.tv.
Lajmin për vetëvrasjen e tij e ka konfirmuar ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla.
“Pas një pune intenzive të të gjitha njësiteve të Policisë së Kosovës është arritur që të lokalizohet vendndodhja e vrasësit Sokol Halili. Përkundër tentativës së zyrtarëve policor që të negociojnë dorëzimin, dorasi vret veten. Policia e Kosovës si dhe Inspektoriati Policor i Kosovës do të vazhdojnë hetimet për zbulimin e të gjitha rrethanave të vrasjes së gruas shtatëzënë dhe vetëvrasjes së dorasit”, ka shkruar Sveçla në Facebook.
14:11 – Sokol Halili u vetëvra në shtëpinë e tij
Sokol Halili, është vetëvrarë pasi njësia speciale “zbarkojë” për ta kapur atë.
Rasti ka ndodhur në shtëpinë e tij.
Në vendin e ngjarjes ka dal edhe kryeprokurori.
Është vetëvrarë Sokol Halili, burri i cili e ka vrarë ish-gruan e tij, 35 vjeçaren Hamide Magashi, para Klinikës së Gjinekologjisë.
Lajmin e ka konfirmuar ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.
“Pas një pune intenzive të të gjitha njësiteve të Policisë së Kosovës është arritur që të lokalizohet vendndodhja e vrasësit Sokol Halili. Përkundër tentativës së zyrtarëve policor që të negociojnë dorëzimin, dorasi vret veten”, tha Sveçla.
Pamje nga momenti kur policia i bëri thirrje për dorëzim, të dyshuarit për vrasjen e gruas shtatzënë
Sveçla theksoi se do të vazhdojnë hetimet lidhur me rastin.
“Policia e Kosovës si dhe Inspektoriati Policor i Kosovës do të vazhdojnë hetimet për zbulimin e të gjitha rrethanave të vrasjes së gruas shtatëzënë dhe vetëvrasjes së dorasit”, theksoi ai.
Hamide Magashit, sot iu dha lamtumira e fundit.
Sokol Halili dyshohet se vrau veten në shtëpinë e familjes së tij
Të tjera
-
OSCE shprehet e shqetësuar që KQZ-ja s’e certifikoi Listën Serbe
Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë me mision në Kosovë, ka shpre...
-
Parashikimi i motit për të martën
Për të martën parashikohet të mbajë mot i vranët dhe pritet kohë pas kohe të ...
-
Limaj në Odën e Karadakut: Mes bashkëluftëtarëve, ndjeva një krenari të veçantë për të kaluarën, por edhe për të ardhmen e Kosovës
Kryetari i NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka qëndruar në Odën e Karadak...
-
Bedri Hamza në konventën e rinisë së PDK-së: Ne ofrojmë vizion e program për një Kosovë që u jep mundësi të rinjve
Të rinjtë e PDK-së e kanë mbajtur një konventë për t’i promovuar kandidatët m...
-
Krasniqi: LDK-ja feston 35 Vjetorin, trashëgimia e Rugovës do të mbijetojë përjetësisht
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, ka uruar 35 vj...
-
Dokument: Ministritë e Sveçlës dhe Gërvallës u pyetën nga KQZ-ja, por nuk dolën kundër Listës Serbe
KQZ-ja e ka dërguar në MPB dhe në MPJD listën me kandidatët për deputetë të L...
-
Rohde për moscertifikimin e Srpska-s: Është procedurë që nuk duhet të politizohet
Jorn Rohde, ambasador i Gjermanisë në Kosovë, duke komentuar moscertifiki...
-
Haradinaj: Aleanca me partnerët, forca e vetme për përparim e zhvillim të vendit
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe F...
-
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok
Pa shenja jete është gjetur një person, sot në fshatin Veli Breg të Zubin Pot...
-
Dalin rezultatet laboratorike për mandarinat e Shqipërisë, AUV: Janë të sigurta për konsum
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë bazuar në rezultatet laboratorike konfir...
-
KQZ çertifikoi një kandidat për deputet që ndodhet në Gjykatën Speciale!
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e ka certifikuar kandidaturën për deputet të I...
-
‘Po mbahet peng’: Grenell e shpërndan fjalimin e Ramës në Kuvend për Hashim Thaçin
Ish-emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin, Richar...