Të gjeturat e Komisionit hetimor, Muja: Kosova ka blerë energji nga GEN-i Beograd në vlerë 82.2 milionë euro
Autori: Gazeta inFokus 20:06 | 17 October 2022
Deputeti i Vetëvendosjes, Armend Muja ka njoftuar se Komisioni Hetimor për Energji Elektrike ka nxjerrë të dhënat e importit të energjisë, ku sipas tij, figuron se Korporata Energjetike e Kosovës dhe Zyra e Rregullatorit të Energjisë kanë blerë energji elektrike edhe nga GEN-i Beograd në vlerë 82.2 milionë euro, ndërmjet viteve 2008-2013.
GEN-i është kompania e shumëpërfolur që mediat sllovene e ndërlidhën me ambasadorin e Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj. Dyshimi ishte se Berishaj ishte i kontraktuar nga kompania në cilësinë e këshilltarit dhe ishte paguar rreth 600 mijë euro për shërbimet e tij.
Sipas Mujës, ndërmjet viteve 2006-2013, Kosova ka blerë 314 milionë euro energje elektrike nga kompani, që sipas tij, janë vlerësuar pjesë e mafias ballkanike dhe serbe të energjisë.
“Komisioni Hetimor për Energji Elektrike (II): nga të dhënat e importit të energjisë të siguruara nga KEK dhe ZRRE rezulton se Kosova ka blerë energji elektrike në vlerë prej 314 milionë euro ndërmjet 2006-2013. Importi i energjisë elektrike kryesisht është bërë nga kompanitë që shpesh janë vlerësuar si pjesë e mafias ballkanike/serbe të energjisë”, ka shkruar Muja në Facebook.
Ai ka renditur kompanitë që e kanë furnizuar Kosovën me energji ndër vite.
“(1) EFT Group – Kosova ka importuar 142 milione euro nga EFT. Kompania ështe pronë e bzinesmenit serb Vuk Hamović, ish-drejtor i Energoprojekt, djali i Gjeneralit serb Hamović, mik i djalit të Aleksander Rankovič. EFT është hetuar nga Britania e Madhe, SHBA dhe BE për dyshimet e ndërlidhjes së tyre me politikanë të ndryshëm ballkanik. Hamović zotëron projekte të energjisë në Republika Srpska, të financuara nga Kina dhe ka një bankë në Rusi. Ndërmjet 2006-2013 Kosova ka blerë energji nga Hamović në vlerë prej 142 milionë euro. KEK nuk importon më rryme nga EFT. Ndërrmarrja Publike KOSTT ka nënshkruar kontratë për mbulim të humbjeve në veri me Hamović në vitin 2017. (2) Rudnap – në pronësi të Damir Fazlić, nip i Stanishić (shefit të sigurimit tê Milosheviqit) dhe Vojin Lazarevič, djali i Gjeneralit serb Lazarevič. Fazlić dhe Lazarevič kishin në pronësi banka në Shqipëri, Qipro dhe të ndërlidhura me offshore kompani në Panama, Qipro, Malta dhe Ishijt Sychelle. (3) GEN-i Beograd – Kosova ka blerë 82.2 milionë euro nga GENi-Beograd ndërmjet 2008-2013. GEN-i Beograd është bërë partner importi i KEK pas ardhjes së PDK në pushtet”, ka shkruar Muja.
Të tjera
-
Fronti Europian miratoi Deklaratën Politike mbi legjitimitetin etnik që buron nga zgjedhjet
Sot në Tetovë, të gjitha organet partiake, por edhe përfaqësuese në pushtetin...
-
Reporteri i luftës Nuhi Bytyçi nesër dëshmon në Hagë në procesin Thaçi dhe të tjerët
Reporteri i luftës Nuhi Bytyçi, nesër më datë 3 qershor do të dëshmojë në Hag...
-
Ministria e Financave thotë se skema e re sociale eliminon kriteret diskriminuese
Ministria e Financave ka filluar pilotimin e reformës se skemës të asistencës...
-
Ambasadori italian në Serbi: Asociacioni është kusht për pranimin e Kosovës në KiE
Ambasadori i Italisë në Serbi, Luca Gori, ka theksuar se formimi i Asociacion...
-
Në Pagarushë zbulohet lapidari për dëshmorët dhe të rënët e fshatit
Ditën e së dielës, në fshatin Pagarushë u bë zbulimi i lapidarit, përkatësish...
-
Tahiri: Kurti nuk heqë dorë nga privilegjet dhe xhipat e zi
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK’së, Besnik Tahiri, ka thënë se kryeministri...
-
Fluks automjetesh te Dheu i Bardhë
Fluks automjetesh është parë të dielën në pikën kufitare Dheu i Bardhë. Nd...
-
Voton Ardita Sinani: Dilni të votoni, sot vendoset për 4 vitet që i kemi përpara
Kandidatja për kryetare të Preshevës, Ardita Sinani, ka shfrytëzuar të drejtë...
-
Kurti në Stamboll takoi afaristë shqiptarë që veprojnë në Turqi, i fton të investojnë në Kosovë
Gjatë qëndrimit në Turqi, përkatësisht në Stamboll, Kryeministri i Republikës...
-
Arifi: Qytetarët të dalin në zgjedhje dhe ta votojnë më të mirin
Kryetari aktual i Komunës së Bujanocit, kryetari i Partisë Demokratike, Nagip...
-
Mbi 2 milionë kosovarë vizituan Selanikun pas liberalizimit të vizave
Pas liberalizimit të vizave në Kosovë, numri i turistëve që kanë vizituar qyt...
-
Niset grupi i parë i besimtarëve për në Haxh
Sot është nisur një grup prej 215 besimtarëve islam drejt vendeve të shenjta ...