Të enjten, LDK voton pro tërheqjes së Trustit

Autori: Gazeta inFokus
21:48 | 18 January 2023
Deputeti i LDK-së, Kujtim Shala ka thënë se ndonëse tërheqja e kursimeve nuk shihet si një veprim i mirë nga ana e ekspertëve, Qeveria e Republikës së Kosovës, e kryesuar nga Kurti, nuk ka lënë vend për zgjidhje tjetër
Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Kujtim Shala ka thënë se LDK-ja do të votoj pro tërheqjes së mjeteve të Trustit në seancën plenare të radhës në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
I ftuar në “Debat Plus” të RTV Dukagjini, Shala ka thënë se ndonëse tërheqja e kursimeve nuk shihet si një veprim i mirë nga ana e ekspertëve, e njëjta është edhe e domosdoshme ngase sipas tij, Qeveria nuk ka lënë zgjidhje tjetër.
“Ajo çështje do të jetë nesër sërish në rendin e ditës. Në thelb, ekspertët tanë mendojnë se nuk është një praktikë e mire por problemi është që Qeveria nuk ka ndërmarrur asnjë masë tjetër dhe e ka bërë të domosdoshme mundësinë e tërheqjes së një pjese të kursimeve dhe ne nesër do të votojmë ‘për’”, ka deklaruar ai.
Krahas kësaj, Shala morri edhe kritika nga analisti Astrit Gashi se i njëjti po qëndronte i heshtur në Kuvend. Lidhur me këtë, Shala ka thënë se ka mendimin që Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk kupton por edhe kur Shala flet, Kurti hesht.
“Nuk ka asnjë rëndësi se di do dukej opozita, së paku opozita e LDK-së nëse Kryeministri do të kishte të drejtë. Po ajo që LDK-ja po kërkon të ulë taksat quhet ‘politikë fiskale’ dhe atë po e bëjnë të gjithë. Pse? Sepse e ulë normën e inflacionit domethënë është shumë e thjeshtë. Edhe nëse teorikisht kryeministri e fiton një debat përballë LDK-së, jashtë do të kemi të njëjtën normë të inflacionit, të njëjtat çmime, të njëjtën pasiguri, mungesë të investimeve, të gjitha. Por edhe në këtë kuptim retorik, unë nuk mendoj që Kryeministri i Kosovës është i zoti të fitojë ndonjë debat sepse për nga natyra ai është autologjik. Unë personalisht nuk kam çka flas për të sepse kam mendimin që ai nuk kupton por edhe kur flas, ai nuk flet. Përpos kësaj, përpiqet që në përballje direkte të shmang LDK-në. Se pse duhet t’a pyesni atë”, ka deklaruar ai.
Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancën plenare të radhës të enjten e 19 janarit.

Të tjera
-
Vjen reagimi i parë nga Rusia pas përplasjes mes presidentit Trump dhe Zelensky
Pas përplasjes mes presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald T...
-
Përplasja Trump-Zelensky, Shtëpia e Bardhë e konfirmon: Nuk është nënshkruar marrëveshja për mineralet
Shtëpia e Bardhë e ka konfirmuar se nuk është nënshkruar marrëveshja për ...
-
Ja cilat janë ushqimet që duhet konsumohen, për një ditë sa më energjike gjatë Ramazanit
Sonte në emisionin Doktor Plus nën moderimin e Arjeta Osmanit, duke ditur se ...
-
Pas urdhrit të gjykatës që Kurti të paraqitet në Prokurorinë Speciale, reagon zëdhënësi i Qeverisë
Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka reaguar pasi mediat kan...
-
Takimi i tensionuar mes Trump- Zelensky e Vance: Momenti kur ambasadorja ukrainase kap kokën
Një takim mjaft i tensionuar është zhvilluar mes presidentit amerikan Donald ...
-
Trump akuzon Zelenskyn: Po luani me Lụftën e Tretë Botërore, ose bëjeni marrëveshjen ose largohemi
Presidenti amerikan Donald Trump, ka akuzuar presidentin ukrainas Zelenskyy s...
-
Krejt çka u gjet në veri, Hoxha: Policia shoqëroi një person
Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka dhënë detaje për armatimin ...
-
Operacion i Prokurorisë e AKI’së: Arrestohet një grua e dyshuar për ‘‘Spiunazh’’ – Policia po e bastis banesën e saj
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka njoftuar përmes një ko...
-
Zelensky i thotë Trumpit se nuk duhet të ketë ‘kompromise’ me Putinin
Nga Zyra Ovale në ShBA raportojnë se Trumpi deklaroi që do të ishte mirë nëse...
-
Kryeinspektori i AKI-së ftohet në Prokurorinë Speciale
Kryeinspektori i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Kujtim Shala është ftua...
-
Presidentja Osmani uron muajin e shenjtë të Ramazanit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar besimtarët mysliman për muajin e...
-
Aksident mes tre veturave në fshatin Baicë, pesë persona të lënduar
Pesë persona kanë mbetur të lënduar nga një aksident që ka ndodhur mes tri ve...