Lajme

Të enjten 5 gra u sulmuan fizikisht nga burrat e familjarët e tyre

Autori: Gazeta inFokus 15:07 | 10 August 2018

Pikërisht në ditën kur në tërë vendin po diskutohej për vrasjen e një gruaje në Gjakovë, pesë të tjera u sulmuar fizikisht nga bashkëshortët dhe familjarët  e tyre.

Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes raportit njëzet e katër orësh , shkruan gazeta inFokus.

Të pesë rastet e dhunës dhe kanosjes në familje janë raportuar në qytete të ndryshme të Kosovës, Podujevë, Gjilan, Ferizaj dhe Prizren.

-Advertisement-

Mëngjesin e së enjtes rreth orës 08:00 në Gjilan një person ka sulmuar fizikisht motrën e tij ndërsa viktima është dërguar për tretman mjekësor e i dyshuari në mbajtje.

“Gjilan 09.08.2018 – 08:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht motrën e tij viktimën femër K-Shqiptare. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta ka pranuar tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.”, thuhet në raportin e Policisë.

E fiks një orë më vonë një rast i ngjashëm është raportuar në stacionin policorë të Podujevës. Një person ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. Edhe në këtë rast viktima ka pranuar tretman mjekësor pas lëndimeve të marra ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Podujevë 09.08.2018 – 10:16. Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër K-Shqiptare. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta ka pranuar tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Pas mesditës një person në Ferizaj ka kanosur gruan dhe djalin e tij. Edhe ky i dyshuar është dërguar në mbajtje.

Lexo edhe: Gjakovë, fillon protesta “Boll mo”

“Ferizaj 09.08.2017 – 14:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar pasi që i njëjti kishte kanosur gruan dhe djalin e tij. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.”, thuhet në raportin e PK-së.

Ndërsa rreth mesnatës dy persona njëri prej te cilëve pjesëtar i komunitetit pakicë në Kosovë kanë sulmuar e kanosur bashkëshortet e tyre.

Rasti i par është raportuar në Prizren rreth orës 21:30 ku një person i komunitetit rom ka sulmuar bashkëshorten e tij. Raportohet se i dyshuari në kohën e sulmit ishte në gjendje të dehur.

“Prizren 09.08.2018 – 21:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Rom pasi që i njëjti në gjendje të dehur kishte sulmuar fizikisht gruan e tij viktimën femër K-Rom. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.”, thuhet në raportin e PK-së.

Ndërsa rasti i pestë për të enjten ishte raportuar në Gjilan. Rreth orës 22:30 një person shqiptar, shtetas i Serbisë ka kansour ish gruan e tij.

“Gjilan 09.08.2018 – 22:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull Shqiptar shtetas i R. Serbisë pasi që i njëjti kishte kanosur ish gruan e tij viktimën femër K-Shqiptare. Me urdhër të prokurorit pasi intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje. “ raportohet ndër të tjera në raportin 24orësh të PK-së.

Kujtojmë që mëngjesin e së premten në Gjakovë është organizuar protesta “Boll mo” për të kërkuar përgjegjësi për vrasjen e 40 vjeçares dhe vajza e saj u qëlluan për vdekje mbrëmjen e datës 7 gusht nga bashkëshorti i saj./inFokus

Lexo edhe: I biri i Valbonës: “Të dua nënë” (Foto)

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €
-Advertisement-

Të tjera