Lajme

Të dyshuarit për vrasjen e policëve të UNMIK-ut para Gjykatës

Autori: Gazeta inFokus 10:20 | 06 July 2017

Dy të dyshuarit për vrasjen e rëndë të dy zyrtarëve të UNMIK-ut dhe për tentim vrasjen e rëndë të dy zyrtarëve të tjerë të UNMIK-ut në vitin 2004 sot kanë dal para Gjykatës ku pritet caktimi i masës ndaj tyre, njofton Klan Kosova.

Të dyshuarit janë arrestuar gjatë ditës së djeshme pas një operacion kërkimi si pjesë e hetimeve penale në vazhdim nga Prokuroria Speciale të kryer nga Policia e EULEX-it dhe Policia e Kosovës.

Për të njëjtin rast gjatë ditës së djeshme është bërë e ditur se pritet që edhe një person tjetër të ekstradohet nga një shtet i jashtëm dhe të arrestohet.

-Advertisement-

Rreth 35 zyrtarë policorë ndërkombëtarë dhe 100 zyrtarë policorë nga Kosova bënë kërkime në lokacione të ndryshme në lidhje me shtatë të dyshuar pjesë e hetimeve penale në vazhdim e sipër.

Rasti është duke u hetuar dhe bashkërenduar nga një prokuror ndërkombëtar i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës.

Urdhrat për arrestimet dhe kërkimet janë dhënë nga një gjyqtar i Kosovës për procedurë paraprake.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion
-Advertisement-

Të tjera