Lajme

Të dyshuarit për vrasjen e Oliver Ivanoviqit nesër para gjyqit

Autori: Gazeta inFokus 21:13 | 16 December 2018

Tre të dyshuarit për përfshirje në vrasjen e politikanit serb të Kosovës, Oliver Ivanoviqit, nesër pritet që përsëri të dalin para Gjykatës në Prishtinë, ku do të shqyrtohet edhe një herë kërkesa për masën e paraburgimit.

Gjykata Themelore në Prishtinë muajin e kaluar kishte caktuar 30 ditë paraburgim ndaj tyre mirëpo Gjykata e Apelit duke vepruar sipas ankesave të mbrojtësve ka kërkuar që Themelorja ta rishqyrtojë edhe një herë kërkesën e Prokurorisë.

Pas seancës së muajit të kaluar, prokurori i Prokurorisë Speciale Sylë Hoxha pati deklaruar se Prokuroria ka prova të mjaftueshme për t’u caktuar masa e paraburgimit.

-Advertisement-

“Kam bërë kërkesën për masën e paraburgimit ndaj tre të dyshuarve. Duke e pasur parasysh se ka prova të mjaftueshme për dyshim të bazuar e kam kërku masën e paraburgimit”, kishte deklaruar Hoxha.

Seanca e nëntorit ishte e mbyllur për publikun.

Për vrasjen e Oliver Ivanoviq sipas Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë është i dyshuar edhe nënkryetari i Listës Serbe Milan Radojiçiq, i cili është në kërkim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €

Të tjera