Të dyshuar për kurdisjen e konkursit për 12 mjekë në Prizren, ngritet aktakuzë ndaj dy zyrtarëve
Autori: Gazeta inFokus 11:56 | 06 June 2024
Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj dy personave, nën dyshimin për për keqpërdorim të autoritetit zyrtar.
Bëhet fjalë për personat me iniciale I.G dhe B.R., për të cilët dyshohet se në cilësinë e personave zyrtarë kanë keqpërdorë pozitën e tyre në konkursin për rekrutimin e 12 mjekëve të përgjithshëm në QKMF-të, e Komunës së Prizrenit.
Njoftim i plotë:
Prizren, 06 Qershor 2024 – Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve I.G., B.R., për shkak të dyshimit të bazuar mirë se kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 414, paragrafi 1 lidhur me nenin 31, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Sipas aktakuzës, me datë 04.04.2022 në Prizren, në cilësinë e personave zyrtarë – i pandehuri I.G., si menaxher i Njësisë për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore në kuadër të Komunës së Prizrenit, dhe i pandehuri B.R., si zyrtar i lartë për personel i Njësisë në fjalë – njëkohësisht duke qenë edhe si anëtarë të komisionit rekrutues lidhur me konkursin e shpallur nga Komuna e Prizrenit me datë 03.03.2022 – të publikuar me datë 04.04.2022 – për rekrutimin e 12 mjekëve të përgjithshëm në QKMF-të, e Komunës së Prizrenit, duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar, në bashkëkryerje, nuk i përmbushin detyrat zyrtare me qëllim që personi tjetër të përfitojë dobi pasurore, apo me qëllim që t’i shkaktojnë dëm ose edhe t’ua shkelin të drejtat personave të tjerë – kandidatëve të tjerë konkurues, në atë mënyrë që gjatë kontrollimit të dosjeve të aplikimit të kandidatëve konkurues në konkursin në fjalë, qëllimisht neglizhojnë kushtin e licencës së punës të paraparë si njërin nga kriteret bazike sipas konkursit në fjalë, ashtu që edhe pse kandidatët konkurrues A.N., B.M., A.G., dhe V.M., nga momenti i aplikimit e deri në mbylljen e afatit të konkursit, nuk ishin të pajisur me licencë të punës, të njëjtit megjithatë ia aprovojnë dosjen e aplikimit si të rregullt, ashtu që në kundërshtim me kushtet paraprake të konkursit, i mundësojnë kandidatëve në fjalë të marin pjesë në test me shkrim dhe me gojë, si dhe të përzgjidhen si kandidatët fitues të vendit të punës si mjek, sipas Vendimit të marrë nga Komisioni Përzgjedhësm të datës 19.07.2022, e që më pas vërtetohet se kandidati A.N., është pajisur me licencë të punës 10 ditë pas mbylljes së afatit të konkursit në fjalë, përkatësisht me datë 21.04.2022.
Në këtë mënyrë, të pandehurit I.G., dhe B.R., kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” sipas KPRK-së.
Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, të pandehurit e lartëcekur për veprën penale për të cilën akuzohen të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...