Lajme

Të dyja kampet konfirmojnë për Reuters se do të ketë perballje të dytë mes Erdoganit dhe Kilicdaroglus

Autori: Gazeta inFokus 21:51 | 14 May 2023

Bazuar në rezultatet e deritanishme, asnjëra nuk ka gjasa të kalojë pragun prej 50% të nevojshëm për një fitore të plotë në zgjedhjet e Turqisë, ka raportuar Reuters përmes burimeve në partinë qeverisëse AKP të Presidentit Erdogan, ashtu edhe në CHP të rivalit të tij opozitar Kemal Kılıçdaroğlu,

Me mbi 85 për qind të votave të numëruara, agjencia shtetërore e lajmeve Anadolu ka Erdoganin me 50.13% dhe Kılıçdaroğlu me 44.09%.

Agjencia private Anka gjithashtu ka Erdoganin përpara, por me një diferencë shumë më të ngushtë: afërsisht 48% me 47%, raporton Gazeta Express.

-Advertisement-

Performanca e qëndrueshme e kandidatit të tretë, nacionalistit Sinan Oğan, e pandryshuar në pak më shumë se 5.3%, siç raporton Reuters kandidatutra e tij bën të mundur një raund të dytë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!

Të tjera