Të diplomuar, por të papërgatitur për punë
Autori: Gazeta inFokus 20:54 | 20 March 2018
Kosova vazhdon të përballet me shkallë të lartë të papunësisë. Ndonëse ka një numër të madh të diplomuarve, kryesisht të moshës se re, megjithatë ndërmarrjet private thonë se po përballen me mungesë të punëtorëve të kualifikuar.
Përfaqësues të komunitetit të biznesit dhe afaristë në vend, tërheqin vërejtjen se sistemi i arsimit po përgatitë shumë pak kuadro në drejtimet që kanë të bëjnë me shkathtësi teknike, aty ku edhe kërkohen më shumë vende pune.
Një ndër bizneset që thotë se po përballet më këtë problem është kompania për prodhimin e pijeve joalkolike dhe energjetike, “Frutex” nga Suhareka.
Pronari i kësaj kompanie Shaqir Palushi, thotë për Radion Evropa e Lirë se ky problem është i vazhdueshëm dhe zakonisht për ndonjë vend të lirë pune janë pranuar të rinj me diplomë adekuate, por jo të përgatitur për lëmi të caktuara.
”Prapë se prapë nuk mund të themi se jemi të kompletuar me kuadro, sepse për lëmi specifike gjithmonë kemi mungesa, sidomos në elektronikë dhe programim”.
“Ndoshta edhe numri i vogël i kompanive prodhuese në Kosovë, mund të jetë një ndër arsyet e mungesës së këtyre kuadrove”, tha Palushi.
Në Kosovë, sipas të dhënave aktuale, ka një mungesë të theksuar nga profilet, si inxhinierë, profesionistë me përvojë nga fusha e telekomunikacionit, kibernetikës, energjisë dhe në disa fusha tjera.
Në anën tjetër, sipas të dhënave zyrtare, tregtia, prodhimi, ndërtimtaria dhe arsimi punësojnë më shumë se gjysmën e personave të punësuar në Kosovë.
Përfaqësues të komunitetit të biznesit, theksojnë se në shumë raste kompani të caktuara për shkak të mungesës së profesionistëve, kanë marrë punëtorë nga vende të ndryshme të rajonit dhe të Evropës.
Agim Shahini, kryetar i Aleancës Kosovare të Biznesit, thotë se autoritet kompetente të arsimit duhet të përcjellin trendin e punës dhe të aftësojnë studentë në lëmi të kërkuara.
“Kjo do të thotë që ne duhet të përcjellim tregun e punës. E tregu i punës nuk përcillet nëse kryhet një shkollim, por duhet që të përcillet edhe trendi aktual global, që kërkon vazhdimisht përcjelljen e teknologjisë edhe të formave më të reja të avancuara për të qenë më efikas në tregun e punës”, thotë Shahini për Radion Evropa e Lirë.
Ndryshe, sipas një hulumtimi të Institutit GAP, lidhur më përgatitjen profesionale për tregun e punës, në sektorin e shërbimeve, thuhet se nga 92 për qind e kompanive të anketuara të cilat kanë punësuar punëtorë të rinj gjatë tri viteve të fundit, 82 për qind kanë hasur në vështirësi të gjejnë punëtorë të kualifikuar.
Mospërputhja e aftësive me kërkesat e bizneseve ka bërë që kompanitë të punësojnë punëtorë më pak të kualifikuar, çka besohet se ka ndikuar në zhvillimin e shërbimeve të reja dhe në uljen e produktivitetit.
Sidoqoftë, papunësia në Kosovë, sipas të dhënave zyrtare të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, ka arritur në mbi 30 për qind.
Derisa, shkalla më e theksuar e papunësisë është te grupmoshat 15-24 vjeç dhe atë mbi 50 për qind.
Ndërkohë në tregun e punës në Kosovë në vit janë aktivë për t’u punësuar deri në 25 mijë persona, të gjithë të gjeneratës 18-vjeç e më lart, derisa po ky treg mund të absorbojë deri në 10 mijë punëtorë në vit.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...