Lajme

Të dënuarit në rastin ‘Badovci’ i ngrihet aktakuzë e re

Autori: Gazeta inFokus 12:26 | 27 April 2017

Është mbajtur seanca fillestare ndaj Gazmend Halitit, të akuzuarit për pjesëmarrje në veprimtarinë e grupit terrorist ISIS.

Gazmend Haliti akuzohet nga prokuroria për pjesëmarrje në veprimtarinë e grupit terrorist të njohur si ISIS.

Në këtë gjykim, prokuroria akuzon Halitin se me dashje ka marrë pjesë në veprimtarinë e grupit terrorist, ashtu që në vitin 2013 ka shkuar në Turqi, e nga aty ka shkuar në Siri, ku edhe i është bashkuar grupit të shqiptarëve që luftojnë në radhët e organizatës terroriste, militante e ekstremiste, ISIS.

-Advertisement-

Sipas aktakuzës, ai ka marrë pjesë në veprimtaritë e ISIS-it për disa muaj, duke luftuar me qëllim që të frikësojë popullsinë dhe të shkatërrojë strukturat themelore politike, kushtetuese, ekonomike dhe sociale të Sirisë.

Aktakuza thotë se në shkurt të vitit 2014, Haliti ka shkuar në aeroportin “Ataturk” në Stamboll të Turqisë dhe nga aty ka fluturuar për në aeroportin “Rinas” të Tiranës, së bashku me bashkëluftëtarin e tij në ISIS, Betim Ibrahimaj.

Më 20 shkurt 2014, gjithnjë sipas aktakuzës, të njëjtit kanë hyrë me veturë në Kosovës përmes pikës kufitare në Vërmicë.

Pasi që iu lexua aktakuza në gjykatore, Haliti para gjyqtarit Arben Hoti tha se ndihet plotësisht i pafajshëm.

Haliti aktualisht po vuan dënimin prej 12 vjetësh për Rastin “Badovci”, ku ishte i dënuar bashkë me katër persona tjerë për përgatitje të veprave terroriste, ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës.

Në rastin e “Badovcit” aktakuza i ngarkonte pesë të akuzuarit se në korrik të vitit 2015 kishin shkuar te liqeni i Badovcit, afër Prishtinës, me qëllim që të incizojnë një video propaganduese, në të cilën planifikonin ta lexonin betimin ndaj udhëheqësit të organizatës terroriste “Shteti Islam”, i njohur me shkurtesën ISIS.

Sipas Prokurorisë, ky grup ka pasur qëllim që këtë video ta publikojë në internet me qëllim që të dëshmojnë para botës shtrirjen e të ashtuquajturit “Shtetit Islam” në Republikën e Kosovës. /Kallxo.com/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan
-Advertisement-

Të tjera