Të burgosurit ankohen për lirmin me kusht, Haxhiu: Vendimet e tyre refuzohen pa arsye
Autori: Gazeta inFokus 14:37 | 18 May 2023
Kërkesa e të burgosurve për lirimin me kusht refuzohen pa ndonjë arsye.
Kështu ka thënë ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, gjatë prezantimit të “Raportin Monitorues për Aplikimin e Lirimit me Kusht në Kosovë”.
Haxhiu tha se duhet të ekzistojë mundësia e lirimit me kusht.
“Një prej ankesave më të shpeshta të burgosurve ka qenë plani i lirimit me kusht. Konsiderohet që janë vendime standarde e që shumica refuzohen pa arsye”, tha Haxhiu.
“Nëse një person i dënuar ka treguar sjellje të mirë, dhe ka pranuar përgjegjësinë e tij, atëherë duhet të ekzistojë mundësia për lirimin me kusht”, tha ajo,
Ajo theksoi se dënimi me burgim nuk duhet të jetë masa e vetme për sigurinë publike, sidomos kur është fjala për krimet që nuk kanë rrezikshmëri të lartë shoqërore, shkruan Ekonomia Online përcjell Klankosova.tv
“Si Ministri e Drejtësisë, kemi për qëllim që të garantojmë një sistem të besueshëm të drejtë dhe të pavarur, por edhe profesional. Drejtësia penale është shtyllë e sistemit të së drejtës. Dënimi me burgim nuk duhet të jetë masa e vetme për sigurinë publike, sidomos kur është fjala për krimet që nuk kanë rrezikshmëri të lartë shoqërore, e të përdoret lirimi me kusht. Lirimi me kusht nuk është vetëm proces ligjor, por edhe njerëzor apo human. Në vendet demokratike siç është edhe Republika e Kosovës, lirimi me kusht është instrument i zakonshëm”, tha ajo.
Shef i Misionit të EULEX-it Lars-Gunnar Wigemark, tha se ky raport përfshin gjetje dhe rekomandime specifike për autoritetet lidhur me aplikimin e lirimit me kusht nga gjashtë institucione korrektuese në tërë Kosovën.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...