Lajme

Të arrestuarit për 1.3 ton drogë në Kavajë dalin para gjykatës

Autori: Gazeta inFokus 12:09 | 17 July 2017

Kanë dalë para gjykatës për tu njohur me masën e sigurisë pesë të arrestuarit para pak ditësh, ku u sekuestriuan 1.3 ton drogë në Kavajë.

Gjykata, pasi u njoh me materialet hetimore nga prokuroria, vendosi ditën e stome arrest me burg për Jani Sadikajn.

“Ngatërrova rrugën në Synej pastaj pyetëm policinë. Unë nuk kam lidhje me drogën, isha në drekë me miqtë e mi”, ka deklaruar Sadikaj.

-Advertisement-

Po ashtu, pritet që trupi gjykues të shprehet edhe për katër të arrestuarit e tjerë, Kejvi Hajdari, Roland Hysenbelliu, Aristotel Kasaj dhe Arvis Muçaj.

Ata u arrestuan nga policia, pas një aksioni, ku u bë e mundur arrestimi i tyre në tentativë për të trafikuar drejt Italisë. / Gazeta Express/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €
-Advertisement-

Të tjera