Fun & Video

Të arrestosh hajdutin me ndihmën e Facebook-ut

Autori: Gazeta inFokus 11:51 | 15 May 2017
Pronari i një pub-i i cili kapi një hajdut, postoi një SOS në Facebook duke kërkuar ndihmë, teksa rrëfeu se policia i tha se nuk ishte një emergjencë.

Andrew Forster, zbuloi hajdutin në një nga dhomat e pub-it rreth orës 15.30. Ai tha se shumë njerëz erdhën menjëherë pas postimit të apelit në mediat sociale, teksa policia erdhi vetëm një orë më vonë.Lancashire Policë në Preston tha se i vjen keq për vonesën por nuk kishte patrulla në dispozicion.

Fuqia e rrjetit social
Forster thotë se u shokua kur menaxheri i pub-it, që ishte i pari që telefonoi 999, i tha se policia nuk do i përgjigjej si emergjencë. Më pas ai bëri një postim në Facebook ku kërkonte ndihmë pasi një hajdut kishte hyrë në dhomën e gjumit.

-Advertisement-

Miqtë e tij erdhën bashkë me të tjerë, duke e ndihmuar të mbante derën mbyllur. Kur erdhën forcat e policisë u arrestua një femër. “Unë e di që ata nuk kanë staf, nuk jam i zemëruar me policinë, por me mënyrën se si vepruan”, ka thënë Forster.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera