Lajme

Tayna dhuron të ardhurat e koncertit të ardhshëm për familjen Abazi

Autori: Gazeta inFokus 22:16 | 27 November 2019

Reperja e njohur Tayna ka treguar se ka zemër të madhe.
Ajo në emisionin NIN në Klan Kosova ka vendosur që të dhurojë të gjitha paratë e grumbulluara nga koncerti i saj i ardhshëm për familjen Abazi e cila humbi dy djemtë e saj në tërmetin shkatërrues në Shqipëri.
“Unë kam ndihmuar edhe më herët edhe pse nuk kam qejf kurrë që publikisht të tregojë për një gjë të tillë. E kam parë që nuk po interesohen shumë për familjen Abazi të Gjilanit që kanë qenë pjesë e kësaj fatkeqësie dhe kam dëgjuar po ashtu që nuk i kanë kushtet shumë të mira. Po dua që të ardhurat e koncertit të ardhshëm t’i dedikoj te familja Abazi, përveç atyre që i kam dhuruar në Shqipëri”.
Ajo ka bërë apel te të gjithë ata që kanë mundësi ta ndihmojnë familjen Abazi pas humbjes së dy djemve të saj të cilët pas vetes kanë lënë edhe fëmijë.
Tayna ka thënë po ashtu se e ka zemrën e thyer nga kjo gjendje e vështirë në Shqipëri, por në anën tjetër tha po ndjehet mirë se shqiptarët janë bërë bashkë dhe po e ndihmojnë Shqipërinë.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine

Të tjera