Taulant Xhaka i kundërpërgjigjet Rejës: Gënjeshtra, nuk e kam refuzuar kombëtaren
Autori: Gazeta inFokus 21:03 | 05 October 2021
Mesfushori shqiptar, Taulant Xhaka, i është kundërpërgjigjur trajnerit të kombëtares kuqezi, Eduardo Rejas, pasi ky i fundit në konferencën për media para ndeshjes me Hungarinë deklaroi se Xhaka e ka refuzuar ftesën e tij për t’u bërë pjesë e skuadrës.
“Më vjen keq për Xhakën, për cilësitë që ka do të na jepte një dorë shumë të mirë, por ai e ka refuzuar ftesën. Unë e kam ftuar disa herë, edhe vitin e kaluar edhe së fundmi, por ai nuk është përgjigjur pozitivisht, kështu që është e kotë që të vazhdoj të shpresoj dhe t’i dërgoj ftesa për faktin që ai nuk po vjen. Nuk na e ka thënë pse nuk vjen, ndoshta ka vendosur të fokusohet te klubi. Më vjen keq, pasi është një lojtar me eksperiencë, por faktet janë këto”, deklaroi Reja para mediave.
Në një intervistë për “RTSH Sport” Xhaka ka thënë se fjalët e trajnerit janë të pavërteta dhe se ai nuk e ka refuzuar ftesën, por për shkak se nuk është në formën më të mirë fizike ka kërkuar që të merre dikush që mund të jap kontributin e duhur në të mirën e skuadrës.
“Taulant Xhaka kurrë nuk e ka refuzuar kombëtaren! I kam thënë Bulkut që nuk jam akoma 100% në formën time dhe më mirë ishte që të merrte një lojtar qe është 100% në formë”, ka thënë fillimisht Xhaka.
“Këto janë gënjeshtra dhe nuk e di pse. Nuk është aspak e vërtetë që unë kam refuzuar Kombëtaren, por isha 1 vit i lënduar dhe nuk isha në 100% në formë dhe nuk dua të rrezikoj prapë që të lëndohem. Në këtë mënyrë, i kam dhënë shansin një lojtari të ri që të grumbullohet”, ka përfunduar ai.
Ndeshja e radhës e Shqipërisë në kuadër të kualifikimeve për në Kampionatin Botëror “Katar 2022” është ajo kundër Hungarisë me 9 tetor dhe pastaj kundër Polonisë më 12 tetor.
Të tjera
-
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një ndërtesë të re
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është shprehur se Rama: Qendra Kulturore ...
-
Google bllokon mijëra ueb faqe të lajmeve të rreme pro Kinës
Grupi i Inteligjencës për Kërcënime i Google (TAG), në bashkëpunim me firmën ...
-
Pas tronditjes zgjedhore – çfarë po ndodh në Rumani?
Zhgënjimi për mungesën e ndryshimeve dhe bllokimi i reformave çuan në suksesi...
-
Paralajmërimet saudite për të dyshuarin e sụlmit në treg u injoruan
Taleb al-Abdulmohsen, i dyshuar për sulmin në tregun e Magdeburgut, kisht...
-
Vetaksident në Klinë, vdẹs shoferi
Sot ka vdekur një person pasi është vetaksidentuar në fshatin Poterq të Klinë...
-
Gjatë javës së kaluar në rajonin e Ferizajt u raportuar 13 raste të vjedhjeve
Javën e kaluar janë raportuar 13 raste të vjedhjeve: 11 në Ferizaj, 1 në Kaça...
-
Agjencitë botërore e quajnë Vuçiqin president populist
Disa dhjetëra mijëra njerëz u mblodhën këtë pasdite në Beograd për një pr...
-
Protesta e PD-së, reagon policia e Tiranës: Do përballen me pasoja për bllokimin e akseve
Policia e Tiranës ka reaguar për protestën e thirrur nga opozita pasditen e s...
-
Aplikacionet spiune, Serbia përgjon gazetarë e aktivistë, reagon kompania izraelite: Nëse akuzat rezultojnë të sakta…
Një raport i ri ka zbuluar se agjencia e inteligjencës serbe ka instaluar pro...
-
“Motër, a i len çelësat në kerr ti?”: Ky është i dyshuari që e mori veturën e kufomave dhe bënte ‘drifta’ në Pejë
Disa pamje në Pejë u bënë virale ditëve të fundit. Një veturë e bartjes së...
-
Përfundon “Kursi i Nënoficerëve të Betejës” për ushtarët e FSK-së
Në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes (KDS) ka përfunduar “Kursi i Nënoficer...
-
Lansohet pilotimi i programit të kuponëve
Kryeministri Albin Kurti dhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, kanë lansu...