Lajme

Task-forcë për monitorimin e plazheve

Autori: Gazeta inFokus 11:38 | 01 July 2017

Me urdhër të MZHETTS, është ngritur task-forca për monitorimin e plazheve, ku Agjencia Kombëtare e Turizmit, së bashku me Agjencinë Kombëtare të Bregdetit , Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut dhe përfaqësues të MZHETTS, do të jenë prezente deri më 4 korrik 2017 për monitorimin dhe ecurinë e stacioneve të plazhit në të gjithë vijën bregdetare të Shqipërisë, që nga Velipoja deri në Ksamil.

Duke marrë parasysh nga eksperienca e sezonit të kaluar turistik veror 2016, kjo task forcë tashmë rendit në plan të parë nevojat e paplotësuara të subjekteve turistike dhe konstatimin e përmbushjes së tyre gjatë këtij sezoni turistik të sapoçelur.

Në ditët e para të monitorimit është vërejtur një përmirësim i dukshëm i kushteve të munguara, duke krijuar komoditet për pushuesit, të cilët gjithmonë e më shumë shtohen në numër. Subjektet private kanë marrë informacionin e duhur nga pushteti lokal për sensibilizimin e marrjes së masave për përmirësimin e mbarëvajtjes së këtij sezoni turistik.

-Advertisement-

Urdhri i Kryeministrit për ngritjen e task-forcës mbi planin e masave në përgatitjen dhe mbarëvajtjen e sezonit turistik veror si dhe tryeza e përbashkët e organizuar nga Ministrja e Zhvillimit Ekonomisë, Sipërmarrjes, Tregtisë dhe Turizmit, Milva Ekonomi thirrur disa herë gjatë muajve të parë, para hapjes së sezonit turistik ka ndikuar ndjeshëm në rritjen e përgjegjësisë së aktorëve pjesëmarrës për moslënien në harresë të problemeve të sektorit turistik.

Kjo ishte faza e parë e monitorimit të plazheve e fokusuar në higjienën e plazheve, plotësimin e kushteve të subjekteve akomoduese.

Faza e dytë do të fillojë gjatë ditëve të para të muajit gusht.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm
-Advertisement-

Të tjera