Tasholli: Kërkojmë të japin dorëheqje rektori dhe Këshilli Drejtues i UP-së

Autori: Gazeta inFokus
13:21 | 12 September 2023
Unioni Demokratik Studentor (USD) ka mirëpritur vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, i cili shpalli të paligjshme pjesëmarrjen e senatorëve të rinj studentë para se t’ju fillojë mandati në seancën për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit Drejtues nga radhët e UP-së në qershor të vitit 2022.
Pas këtij aktgjykimi, Unioni Demokratik Studentor kërkon që nga rektori i UP-së, Këshilli drejtues si dhe Sekretari i përgjithshëm të japin dorëheqje.
Festim Tasholli nga Unioni Demokratik Studentor, këtë parregullsi e ka quajtur skenar të përgatitur, siç tha ai nga grupe të interesit për të cilin ka qenë në dijeni edhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci.
“Ky skenar ka qenë bukur mirë i përgatitur nga grupe të interesit që veprojnë në Universitetin e Prishtinës, për të cilin në dijeni ka qenë edhe ministrja e Arsimit e cila nuk ka marrë asnjë masë ndaj këtyre veprimeve. Ne kërkojmë që Këshilli drejtues, sekretari i përgjithshëm si dhe rektori i universitetit të japin dorëheqje tashmë kur pretendimet tona janë të vërtetuara edhe me vendim gjyqësor”, tha Tasholli
Tasholli tha se në mbledhjet e Senatit të UP-së për zgjedhjen e Këshillit drejtues, unionit i është ndaluar hyrja në objektin e rektorit të UP-së.
“Dje kemi pranuar një aktgjykim nga Gjykata Themelore departamenti për çështje administrative ku është aprovuar si e bazuar padia jonë, ndaj Universitet ‘Hasan Prishtina’ në rastin e zgjedhjeve të anëtarëve të Këshillit drejtues. Më 24 qershor të vitit të kaluar neve kundërligjshëm me ndihmën e forcave të shumta policore na është ndaluar hyrja në objektin e Rektoratit ku po mbahej mbledhja e senatit me pikën e rendit të ditës ‘zgjedhja e anëtarëve te rijnë të këshillit drejtues’ ”, theksoi ai.
Tasholli theksoi po ashtu se përpos dorëheqjes së Këshillit drejtues të UP-së, kërkojnë që të anulohen të gjitha vendimet që i ka marrë ky këshill.
“Po ashtu, përpos dorëheqjes së tyre, ne kërkojmë që të gjitha vendimet që i ka marrë Këshilli drejtues nga momenti i zgjedhjes të anulohen. Këto veprime përfshijnë zgjedhjen e rektorit si dhe statutin e Universitetit të Prishtinës. Ne nuk do të ndalemi dhe do të jemi këmbëngulës deri sa vendimi i gjykatës të zbatohet nga organet përgjegjëse në Universitetin e Prishtinës ‘Hasan Prishtina’ “, u shpreh Tasholli.
Po ashtu nga UDS u shprehën se i besojnë organeve gjyqësore dhe nuk do të ndërmarrin ndonjë veprim tjetër, në mënyrë që të mos dëmtohet Universiteti.
Gjatë ditës edhe Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA) nëpër mjet një reagimi në Facebook është shprehur e tronditur me vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, i cili shpalli të paligjshme pjesëmarrjen e senatorëve të rinj studentë para se t’ju fillojë mandati në seancën për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit Drejtues nga radhët e UP-së në qershor të vitit 2022.
ORCA është e brengosur për legjitimitetin dhe ligjshmërinë e të gjitha proceseve të rrjedhura nga ai vendim i paligjshëm për formimin e Këshillit Drejtues, shumica e anëtarëve të të cilit tashmë me vendim gjykate janë ilegalë”, thuhet në reagim.
ORCA pas këtij vendimi e konsideron ilegale përbërjen aktuale të Këshillit Drejtues nga radhët e UP-së, dhe kërkon përsëritje të procesit të zgjedhjes së atyre 5 anëtarëve. /Kp

Të tjera
-
Arrestohen 17 persona për dëmtim të mjedisit përgjatë lumit Drini i Bardhë
Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar se pas një hetimi disamujot sot k...
-
IPK arreston një zyrtar policor, dyshohet për ngac*mim sek*sual
Hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës kanë arrestuar sot një punonjës t...
-
Gjykata pranon kërkesën për ekzaminim mendor të Naim Murselit, seanca e radhës më 2 korrik
Në seancën ndaj tre të akuzuarve për vrasjen e Liridona Ademajt, Avokatja e N...
-
Nesër në ora 11:00 tentativa e 27 për konstituimin e Kuvendit
Pas dështimit të seancës së sotme, nesër do të jetë tentativa e 27 për konsti...
-
Vetëvendosje i propozon presidentes që zgjedhjet lokale të bëhen bashkë me ato parlamentare
Albulena Haxhiu e ka konfirmuar propozimin e bërë ndaj presidentes Osmani që ...
-
Osmani pret në takim Komandantin e Gardës Kombëtare të Iowas: Aleanca me SHBA-në e fuqizon sovranitetin e Kosovës
Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim Komandantin e Gardës Kombëtar...
-
“Aksion për të xhiru filma”- Operacioni “Qielli i thyer”, avokati i të dyshuarit për heroinë flet para seancës
Ahmet Tahiri, avokati i Avni Rekaliut, ka vlerësuar se klienti i tij është i ...
-
Krasniqi për takimin te Osmani: Munguan veç Kurti dhe Elek, mbajtja e dy palë zgjedhjeve përnjëherë mund të bëhet e domosdoshme
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, pas takimit me presidenten Osmani dhe përf...
-
Presidenca tregon se kur do të caktohet data e zgjedhjeve lokale
Ka përfunduar takimi i presidentes Vjosa Osmani me subjektet politike për cak...
-
Publikohet fotografia e Kurtit bashkë me “bossin e drogës” për të cilin po raportohet që u arrestua dje
Shemsi Bahtiri sipas raportimeve është arrestuar të martën në aksionin më të ...
-
Memli Krasniqi: Të gjitha datat për zgjedhje janë të pranueshme, preferenca ime është 12 ose 19 tetor
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka deklaruar sot s...
-
Kjo është data që Haradinaj ia propozoi Presidentes për zgjedhjet lokale
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka prop...