Lajme

Tash e tutje, do të ketë kontrolle të rregullta të automjeteve nëpër rrugët e Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 20:01 | 29 February 2024

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka njoftuar se është miratuar Udhëzimi Administrativ për Kontrollin e Rregullsisë Teknike për Automjete në Rrugë.

Përmes një njoftimi në Facebook, Aliu ka thënë se ky Udhëzim do të kontribuoj në përmirësimin e qarkullimit rrugor, shkarkimin e komunikacionit, sigurinë në trafik, por edhe në mbrojtjen e ajrit dhe mjedisit.

“Tashmë ekipet mobile të angazhuara nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, do të jenë vazhdimisht në terren për kontrolla rutinore në komunikacion, për të eliminuar pjesëmarrjen e mjeteve motorike me defekte, përgjithësisht mjeteve motorike të cilët nuk i përmbushin kriteret e kontrollës teknike në komunikacion”, ka shkruar Aliu.

-Advertisement-

Ai ka thënë se përmes këtij udhëzimi tejet të rëndësishëm e të domosdoshëm, është punuar duke marrë parasysh praktikat më të mira të rajonit dhe BE-së.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!
-Advertisement-

Të tjera