Lajme

Tash e dy muaj rruga e prishur në lagjen “Mati 1”, nëna detyrohet ta bartë fëmijën bashkë me karrocë

Autori: Gazeta inFokus 10:38 | 04 July 2023

Banorët e lagjes “Mati 1” tash e dy muaj janë duke u përballur me probleme për shkak të një rruge e cila është e dëmtuar, kështu duke ua vështirësuar kalimin qytetarëve.

Në disa video që kanë arritur në redaksinë e Telegrafit shihet se si qytetarët kanë vështirësi gjatë kalimit të asaj rruge, ndërsa një moment shihet edhe një grua e cila detyrohet ta bartë fëmijën bashkë me karrocë, për shkak të prishjeve që janë bërë.

Qytetarët kanë deklaruar se rruga tash e dy muaj është e dëmtuar dhe Komuna e Prishtinës nuk ka ndërmarrë asnjë veprim për rregullimin e kësaj rruge.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik
-Advertisement-

Të tjera