Lajme

Taravari: Triumfuan si kanibalë me kufomën e një burri shqiptar

Autori: Gazeta inFokus 19:01 | 28 April 2017

Shëndeti i kreut të LR-PDSH-së, Ziadin Sela, është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë, deklaroi zyrtari i LR-PDSH-së, Arben Taravari, ndërsa tregoi se Sela është zvarritur nga terroristët, të cilët mendonin se ishte i vdekur dhe “triumfuan si kanibalë me kufomën e një burri shqiptar”.

Në një konferencë për media, ai tha se janë të lumtur që fashizmit totalitar gruevskian i erdh fundi edhe pse çmimin e këtij kapitullimi janë njerëz të pafajshëm.

“Ai që e pësoi më së shumti nga kjo dhunë histerike është kryetari i LR-PDSH-së, i cili sot mundet të mos ishte gjallë. I rrahur deri në atë pikë sa ka humbur ndjenjat dhe vetëdijen, ai është zvarritur korridoreve të Parlamentit ‘tempullit të lirisë’. Është zvarritur nga terroristët të cilët mendonin se ishte i vdekur dhe triumfuan si kanibalë me kufomën e një burri shqiptar”, tha mes tjerash Taravari.

-Advertisement-

LR-PDSH apeloi tek të gjithë qytetarët që ta ruajnë gjakftohtësinë dhe të mos bien pre e provokimeve, raporton Alsat-M.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studente dhe prind, Medina Berisha tregon për rrugëtimin e saj akademik në UNI- Universum International College, fuqizuar nga Arizona State…
-Advertisement-

Të tjera