Rozë

Tara po bëhet me vëlla apo me motër?

Autori: Gazeta inFokus 18:56 | 26 July 2020

Modelja Afrona Dika dhe Blero gjithmonë e më shumë po shtohen zërat se do të bëhen prindër.

Zërat u shtuan kohëve të fundit shumë me këngëtarin që ka shprehur dashurinë ndaj modeles në rrjetet sociale.

Blero, i cili tashmë është prind i vajzës Tarës, ka thënë jo rrallë herë se e sheh të ardhmen e tij me bjonden bukuroshe.

-Advertisement-

Por, së fundmi në emisionin “Prite të Gjelbrën” Radio 21 dhe 21 Plus me prezantues Robert Bojajn, Blero ka bërë një aludim të fortë se ai mund të bëhet sërish prind.

I pyetur nga prezantuesi se nëse Afrona është shtatzënë, Blero nuk e hodhi poshtë një gjë të tillë.

“Ka një projekt. Emrin nuk e kemi vendos. Nuk e di a vajzë apo djalë”, ka theksuar Blero në këtë emision.

Nuk dihet nëse Blero e ka pasur seriozisht, por kjo pritet ta rikthejë atë në qendër të vëmendjes vetëm pak muaj pas ndarjes nga Teuta Krasniqi me të cilën e ka vajzën Tarën.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!

Të tjera