Tani për tani, ky është njeriu më i pasur në planet
Autori: Gazeta inFokus
10:40 | 02 Qershor 2023
Lista e personave më të pasur në planet ka ndryshuar dhe tani kemi një emër të ri si personi me pasurinë më të madhe.
Është fjala për Elon Musk, i cili ka arritur të ngjitet sërish në krye të listës së njerëzve më të pasur në botë.
Sipas indeksit të miliarderëve të Bloomberg, CEO i Tesla-s, ka një pasuri rreth 197 miliardë dollarë, duke kaluar atë të CEO-s së LMVH, Bernard Arnault, që është 187 miliardë dollarë, raporton ‘Marca‘.
Dy “qindramiliarderët”, një frazë e përdorur për të etiketuar personat me pasuri mbi 100 miliardë dollarë, kanë qenë në garë për vendin e parë prej disa muajsh.
Pasuria e Arnault pësoi një rënie këtë javë për shkak të uljes së vlerës së aksioneve të kompanisë së tij të mërkurën. Arnault kaloi në renditje Musk gjatë muajit dhjetor 2022 dhe pasuria e tij u shtua ndjeshëm për shkak të rritjes së vlerës së aksioneve, shtyrë nga rritja e shitjeve.
LVMH, një nga konglomeratet më të mëdha në botë, ka në pronësi marka si Louis Vuitton, Dior dhe Celine.
Ndërkohë, pasuria e Musk është rritur në mënyrë eksponenciale vitet e fundit, kryesisht nga shitjet e makinës elektrike që ai prodhon, Tesla. Aseti i tij më i madh aty janë aksionet, sipas Bloomberg zotëron 13% të tyre.

T� tjera
-
Haxhiu për vra*sjen e Arlinda Zekajt: Nuk mjaftojnë raportet që përfundojnë në sirtar, kërkohen masa ndaj atyre që shkelën detyrën
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka kërkuar hetim të plotë t...
-
Seanca e Kuvendit nis me një minutë heshtje për Arlinda Zekajn
Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit, që po mbahet për rastin e vrasjes mizore...
-
Haxhiu për vra*sjen e Arlinda Zekajt: Fjalët e saj sot tingëllojnë si paralajmërim tragjik që nuk arritëm ta parandalonim
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka folur për vrasjen e Arli...
-
Macron paralajmëron: E shtuna e ardhshme mbetet “ditë me rrezik të lartë” nga protestat
Presidenti francez Emmanuel Macron paralajmëroi të hënën se e shtuna e ardhsh...
-
Gjyqtari e lejoi dhunuesin të jetojë në një shtëpi me viktimën, ia ndaloi t’i afrohej në distancë dy metrash në shtëpinë ku jetonin
Migjen Kastrati, gjyqtar i Gjykatës Themelore në Pejë, kishte marrë një vendi...
-
Prokuroria në Pejë: Janë iniciuar hetime ndaj zyrtarëve të përmendur në parashtresën e Arlinda Zekajt
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, bën të ditur se, j...
-
Presidentja ua përcjell kryeparlamentares dhe deputetëve vendimin për kthimin e Ligjit të Speciales në Kuvend
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ia ka kthyer Kuvendit për rishqy...
-
Njeriu i tij rrëfen momentin kur Vuçiq mori vesh se kishte humbur zgjedhjet në Serbi
Presidenti i Partisë Progresive Serbe, Milosh Vuçeviq, ka komentuar humbjen z...
-
“Jepni dorëheqje”, Çitaku: Si Arlinda, edhe unë uroj që të mos mund të flini më natën!
Ushtruesja e detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar për së ...
-
Thellohet rasti i vràsjes së Arlinda Zekajt: Gjykata e Pejës thotë se tek sot pranuan aktakuzën e Prokurorisë ndaj ish-bashkëshortit të saj
Gjykata Themelore në Pejë ka njoftuar se këtë të hënë (26 tetor), e ka pranua...
-
Hoti dhe 14 deputetë opozitarë i kërkojnë Presidentes të mos e dekretojë Bashkim Nurbojën në Bordin e BQK-së
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka bërë të di...
-
Rasti në Pejë, Sadiku kërkon dorëheqjen e Sveçlës
Deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku, i ka kërkuar dorëheqjen ministrit të Punëve ...

































