Lajme

“Tallava qeverisja nuk është ndryshe”, Miftaraj: Korrupsion është edhe kur Qeveria e Kuvendi nuk e zgjedhin Bordin e Trustit

Autori: Gazeta inFokus 09:46 | 21 March 2023

Ehat Miftaraj, drejtor i IKD-së, ka komentuar raportin e DASH-it për korrupsion.

Ai ka thënë se nuk është korrupsion vetëm kërkimi i parave për të kryer një favor por edhe kur Qeveria ose Kuvendi nuk e zgjedh me qëllim Bordin e Trustit, nuk zhvillojnë procedurat e emërimit të sekretarëve apo emërimin e bordeve me injorantë e servilë.

Ai ka thënë se tallava qeverisja nuk është ndryshe.

-Advertisement-

Postimi i tij i plotë:

Korrupsion nuk është vetëm me kërku lekë me kry një favor.

Korrupsion është edhe kur Qeveria ose Kuvendi me qëllim nuk e zgjedhin Bordin e Trustit, me qëllim nuk zhvillojnë procedurat e emërimit të Sekretarëve nëpër shumicën e ministrive ose emerimin e bordeve me injoranta dhe servila.

Tallava qeverisja nuk është ndryshe. Pa vizion për qendrueshmërinë dhe stabilitetin e institucioneve publike, por me vizion për t’i kontrolluar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €

Të tjera