Talenti turk e refuzon Barcelonën, zgjedh Real Madridin
Autori: Gazeta inFokus 08:11 | 05 July 2023
Mesfushori Arda Guler ka ndryshuar mendje në çastet e fundit, duke vendosur t`i bashkohet Real Madridit para Barcelonës.
Mesfushori me tipare sulmuese ishte ndër prioritet e Barcelonës, me presidentin Joan Laporta që disa herë publikisht tregoi dëshirën e klubit për ta transferuar këtë verë.
Por, turku vendosi në çastet e fundit që ta refuzojë fanellën katalunase në mënyrë që të luajë për rivalin Real Madrid.
Mediumi i besueshëm “The Athletic” raporton se Guler ka zgjedhur t’i bashkohet Realit dhe një marrëveshje do të kompletohet brenda javës.
18-vjeçari pastaj do t’i bashkohet skuadrës së Carlo Ancelotti në fazën parapërgatitore, por ende nuk dihet saktësisht nëse do të huazohet apo të jetë direkt me ekipin e parë në edicionin e ardhshëm.
Guler ka kontratë me Fenerbahcen deri më 2025, por me një klauzolë lirimi që vlen 17.5 milionë euro. Real Madridi i ka premtuar gjigantit turk se do të paguajë më shumë se klauzola e lirimit për ta bërë më të lehtë transferimin.
Përpos kësaj, Fenerbahce gjithashtu do të ketë një 20 për qind në rast që Reali vendos në të ardhmen ta shet futbollistin.
Edicionin e kaluar, “Mesut Ozili i ri” ishte i mahnitshëm pasi asnjë futbollist në moshën e tij nuk ishte i përfshirë në gola në top pesë ligat evropiane.
Të tjera
-
Bajrami reagon për rezervat: Piuna unë kam qenë në opozitë, Kurti e takoi vjehrrin e biznesmenit të dënuar për rastin
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami i është kundërpërgjigjur akuzave të minis...
-
Rilind Gërvalla tash e mohon se AKI ka gisht në lajmin e RTK-së që sulmoi mediat, akuzon një pjesë të bordit
Rilind Gërvalla, Drejtor i RTK-së, ka mohuar se AKI ka gisht në lajmin që sul...
-
“Rasti ndodhi jashtë objektit” – Rektorja jep detaje për shpërthimin në kolegjin privat në Prishtinë
Rektorja e kolegjit privat “Heimerer” në Prishtinë, Naime Brajshori, është de...
-
Krerët e UÇK-së i ankohen trupit gjykues, i shkruajnë një letër me disa kërkesa
Ish-udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli,...
-
Raportohet për një shpërthim në një kolegj privat në Prishtinë
Një shpërthim ka ndodhur sonte në Prishtinë. Në rrethana të pasqaruara ako...
-
Nenad Rashiq i indinjuar që serbët autentikë të Kosovës janë ende jashtë procesit të dialogut
Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, ka thënë se nuk pret asgjë ...
-
Çitaku: Për ata që po ngrisin pikëpyetje, Mitrovica e Jugut është komuna e parë për numrin e premtimeve të realizuara
Pas një aksioni të aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Mitrovicën e Jugut...
-
Tensionohet situata në Shqipëri, protestuesit konfrontohen me policinë
Ka patur tensione të forta në sheshin “Willson” mes protestusve dhe policisë....
-
“Bajrami ka “avulluar” 2.5 milionë kg grurë nga rezervat shtetërore”, deputetja e LDK’së – Bajqinovcit: A ka njeri normal që të beson?
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka reaguar sot ndaj postimit të deputetit...
-
30 ditë paraburgim ndaj tre serbëve që provokuan në Deçan
Ne Gjykaten Themelore në Pejë – Dega në Deçan sot është mbajtur seanca për ca...
-
Dy shqiptare kapen me 30 kg marihuanë në kufirin greko-shqiptar
Dy gra shqiptare janë kapur duke trafikuar një sasi të madhe droge nga Shqipë...
-
Profesori i gazetarisë e quan “mafiozitet editorial” lajmin e rremë të publikuar nga RTK-ja
Profesori universitar i gazetarisë, Milazim Krasniqi, e ka quajtur “mafiozite...