Sport

Talenti shqiptar që po shkëlqen në Gjermani

Autori: Gazeta inFokus 19:25 | 04 November 2017

Tek kampionatet e moshave në Gjermani ka spikatur fitorja e Hamburg 1-4 në fushën e Hertha Berlin. Ndeshja që ka qenë e vlefshme për grupmoshën e 17 vjeçarëve nuk ka bërë përshtypje të madhe për rezultatin por për njërin prej autorëve të golave.

Golat e dytë dhe të tretë për ekipin e 17 vjeçareve të Hamburg e ka shënuar një djalosh me origjinë shqiptare. Pikërisht, Valentin Zalli i cili në minutën e 49-të të ndeshjes realizoi golin e tretë të takimit pas një aksioni shumë të bukur të Hamburg që u finalizua pikërisht nga Zalli.

Valentin Zalli është një nga talentet e radhës shqiptarë që aktivizohen në Europë. Zalli është 16 vjeç dhe luan si një sulmues i krahut të djathtë. Ai mban nënshtetësinë gjermane dhe aktualisht është pjesë e ekipeve të moshave te Hamburg.

-Advertisement-

Duket se një tjetër talent po lind dhe Federata dhe drejtuesit e saj duhet të kenë vëmendjen ndaj elementëve të tillë para se ti marrin kombëtaret e tjera, duke qenë se ai ka shënuar në këtë sezon plot 7 gola në 9 ndeshje të luajtura. Ai është grumbulluar më qershor me U-17-tën e Shqipërisë por nuk u zgjodh për eliminatoret.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita Home dhe Prince Caffe: Sponsor të përgjithshëm të Sunny Hill Festival
-Advertisement-

Të tjera