Sport

Talenti shqiptar i Atletico Madridit: Pres ftesë nga Panucci

Autori: Gazeta inFokus 13:30 | 30 October 2017

Keidi Bare kërkon një mundësi për Kombëtaren dhe pret ftesë nga Christian Panucci.

Kohët e fundit ai është përfolur shumë për një lidhje me vajzën e zëvendës trajnerit të Atletico Madrid, por talenti shqiptar beson se vendin në skuadrën madrilene e ka fituar nga këmbët e tij.

Në intervistë në emisionin “Zona gol” në Super Sport, mesfushori i Kombëtares U-21, Keidi Bare, ka folur për situatën që po kalon dhe të ardhmen.

-Advertisement-

Futbollisti me origjinë nga Fieri ka folur me besim edhe për lidhjen e tij me ekipin Kombëtar, ku në mënyrë indirekte i ka lëshuar një sinjal trajnerit Panucci që edhe ai kërkon një mundësi për Kombëtaren.

“Ka qenë një ëndërr për mua që të bëhem pjesë e Atletico Madrid. Unë i kam hedhur hapat një e nga një dhe shpresoj që të jem pjesë e Atleticos”, tha Bare.

“Këtu ku jam, jam falë këmbëve të mia. Lidhja ime me vajzën e trajnerit të Burgos nuk ndikon në vendin tim”, shtoi shqiptari.

“Nuk është asnjëherë vonë, ndaj edhe unë e pres ftesën time. Shpresoj shumë të marr një ftesë nga trajneri Panucci. Më saktë do të doja të më jepej mundësia”, theksoi mes tjerash Bare.

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy