Sport

Talenti kosovar po transferohet tek skuadra sllovene, NK Celje (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 17:59 | 23 August 2017

Aid Zeqiri është një tjetër talent kosovar që po depërton në futbollin evropian.

Talenti nga Prishtina ishte pjesë e skuadrës së parë të Hajvalisë, por tani karrierën e tij do ta zhvilloj në Slloveni.

Aid Zeqiri do ta nënshkruaj kontratën e parë profesionale me klubin slloven, NK Celje, ku këta të fundit kanë shprehur interesim të madh që ta kenë në skuadër, raporton ORAinfo.

-Advertisement-

18 vjeçari luan në pozicionin e mesfushorit ofanziv, andaj edhe interesimi i klubit slloven ka qenë i madh që ta ndjekin nga afër lojën e talentit kosovar.

Dy menaxherët e Zeqirit, Adnan Konushevci edhe Xhafer Trepça, kanë udhëtuar tashmë në Slloveni për ta kompletuar marrëveshjen me NK Celjen, ndërsa zyrtarizimi pritet që të bëhet brenda pak ditësh.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
MYZHDE për krejt!

Të tjera