Sport

Talentët shqiptarë, shembull i futbollit në Suedi(FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 15:48 | 22 July 2017

2 vëllezër dhe 1 moter nga Drenasi të cilët janë lindur e rritur në Suedi janë shembull i futbollit në vendin ku jetojnë.

Mergim Halilaj ,Arjeta Halilaj dhe Kushtrim Halilaj janë vetëm 16, 15, 10 vjeçar por që kanë arritur suksese të mëdha.

Mergim Halilaj ka lindur ne Suedi me 8/9/2001, në moshën 6 vjeqare është  regjistruar në klubin e qytezes së quajtur Svenljunga ik (sik) ku ka ushtruar fotboll me trainerin Jan Andersson dhe babin e tij  Rrahim Halilaj.

-Advertisement-

Në shtator të vitit të kaluar ka filluar ushtrimet me divizionin e gjashtë në të cili gjendet klubi .

Në prill të këtij viti ka marr pjesë në ISM Acadamy, Perugia të Italisë dhe një javë më vonë ka marrë ftesën si lojtari më i sukseshëm duke e pranuar për të vazhduar në akademin e Perugias e cila është akademia e te rinjeve nga e gjithë globi.

Mergimi është  lojtar mes fushor ku ka arritur suksese te mira , gjithashtu është një nga lojtarët më te rinjë në ekip dhe startures i lojës që do të thotë sipas të gjitha gjasave do të fitoj këtë divizion.

Arjeta Halilaj ka lindur në vitin 2002, ajo gjithashtu ka arritur shumë suksese në fushën e futbollit.

Ajo luan si pozicionin e mesfushoeës dhe gjendet ne divizionin e dytë të ligës suedeze.

Në të njejtin klub me Arjetën luan edhe djali më i vogël i kësaj familje Kushtrimi i cili ka lindur në vitin 2007.

Kushtrimi luan në pozicionin e mesfushorit dhe për 2 vitë radhazi 2007-2008 është zgjedhur mesfushori më i mirë./INFOKUSI

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Coffee shkon edhe në Ferizaj – ambient i ngrohtë e risi në menu (VIDEO)
-Advertisement-

Të tjera