Talat Xhaferi për dorëheqjen e Zaev: U arrit të shmangej kriza
Autori: Gazeta inFokus 10:18 | 26 December 2021
Në Maqedoninë e Veriut ka filluar ecja e afateve kushtetuese për formimin e qeverisë së re, pas konfirmimit të dorëheqjes së kryeministrit Zoran Zaev.
Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi thotë se me formimin e qeverisë së re, që pritet të ndodh në janar, po shmanget një krizë politike, e cila sipas tij, do të dëmtonte shtetin dhe interesat e qytetarëve. Në një intervistë, kryekuvendari thotë se nuk ka pengesa që qeveria e re të votohet në mesin e janarit të vitit 2022 meqë shumica është siguruar.
Kryekuvendari Talat Xhaferi thotë se tentativa e partive opozitare për rrëzimin e qeverisë duke ngritur mocion mosbesimi, ishte sfidë për vendin.
Sfidë e veçantë ka qenë që pas zgjedhjeve lokale u bë tendencë për vënie në rend dite të votimit të mosbesimit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, pas mossuksesit te asaj iniciative erdhi deri tek ndryshimet e përbërjes së shumicës parlamentare që në një periudhë gati 20 ditore kemi qenë në pozicionin e ndarjes së barabartë të mandatave, do te thotë 60-60 mandate dhe kalim tsë një subjekti politik nga shumica parlamentare në opozitë dhe anasjelltas, subjekti tjetër politik nga opozita në shumicën parlamentare, që nënkuptonte nevojën për organizim të kyçjes së atij subjekti në strukturën e shumicës parlamentare, dhe së fundi qeveria aktuale do te thotë kryeministri ka dhënë dorëheqje nga posti i kryeministrit”, thotë kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut.
Dorëheqja e kryeministrit Zoran Zaev nënkupton edhe dorëheqjen e gjithë kabintetit qeveritar të Maqedonisë së Veriut çka edhe u konstatua nga Kuvendi në një seancë të mbajtur disa ditë më parë./lapsi.al/
Të tjera
-
Kuvendi do t’i mbajë tri seanca, në njëren diskutohet për qeverisjen e Kurtit
Deputetët e Kuvendit të Kosovës, do t’i mbajnë hiç më pak se tri seanca për t...
-
SBASHK-u paralajmëron protestë më 4 dhjetor
Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, ka paralajmëruar vepri...
-
Audio-incizimi: Rilind Gërvalla implikon direkt AKI-në në skandalin e lajmit të rrejshëm kundër dy mediave kosovare
Drejtori i Televizionit të Kosovës, Rilind Gërvalla, e ka implikuar Agjencinë...
-
Osmani: Shembulli i Kosovës një ndër sukseset më të mëdha në histori
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka marrë pjesë në panelin përmbyllës në F...
-
Shërbimi i Self Check-in tani edhe në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës ‘Adem Jashari’
Sot Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës ka lansuar edhe shërbimin e Self Chec...
-
Haxhiu: Dardan Velija largoi nga puna Mehmet Tinovën, vëllanë e dëshmorit Uran Tinova
Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka thënë se Kryeshefi në Kompaninë e Menaxhim...
-
A thua çka po bisedon Peci me Kurtin?
Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, në llogari...
-
FSK hap dyert për qytetarët, ju pret ta festoni Ditën e Forcës
Ministria e Mbrojtjes ka bërë thirrje për të gjithë qytetarët të bëhen pjesë ...
-
Hoti: Nuk lejojë të më njolloset emri
Koperativa Krusha dhe zonja Fahrije Hoti, sot kanë mbajtur një konferencë për...
-
Emocionon Fahrije Hoti: Asnjëherë si këtë vit nuk janë etiketuar gratë e Krushës, e lus ministrin të mos merret me ne
Fahrije Hoti, udhëheqëse e Kooperativës Krusha, në një konferencë për media k...
-
Fahrije Hoti: Si Kooperativë nuk jemi përkrahur asnjëherë nga Ministria e Bujqësisë që nga viti 2015
Fahrije Hoti udhëheqëse e Kooperativës Krusha ka folur pas reagimeve të shumt...
-
Rama: Për viktimat e dhụnës në familje, kemi krijuar programe të veçanta për mbrojtje dhe mbështetje financiare
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka thënë se Komuna e Prishtin...