Lajme

Takohen Vetëvendosje e LDK në Prizren

Autori: Gazeta inFokus 11:02 | 15 January 2020

Që nga e enjtja e 9 dhjetorit takime në mes të LDK-së e Vetëvendosjes nuk pati.

Në fakt mes tyre pati vetëm disa oferta të cilët më pas edhe u bën publike, shkruan gazeta inFokus.

E një ofertë e fundit e Vetëvendosjes disi edhe shpërfaqi ndasitë në partinë e Isa Mustafës, ku Agim Veliu doli kundër saj e Vjosa Osmani pro ofertës.

-Advertisement-

Megjithatë, tani gjendja nuk është shumë e qartë nëse do të takohen prapë, apo edhe nëse do të ketë marrëveshje.

Por, në këtë situatë nuk janë këto parti në një prej qyteteve më të mëdha të Kosovës, në Prizren.

Atje, kryetari i kësaj të fundit Mytaher Haskuka që vjen nga Vetëvendosje është takuar me deputetin e LDK-së, Anton Qunin.

Këtë takim e ka bërë publik Quni në Facebook, ku ka shkruar se ky takim u bë për ta bërë më të mirë e më të besueshme qeverisjen lokale, shkruan gazeta inFokus.

“Në vazhdën e përpjekjeve për ta bërë sa më të mirë dhe më të besueshme qeverisjen lokale në Prizren, sot kam takuar kryetarin e komunës, Mytaher Haskuka. Si dy partner në qeverisje, jemi zotuar që të bëjmë gjithcka që është e mundur që qytetarëve të Prizrenit tu ofrohen shërbime më të mira e më cilësore përgjatë vitit në të cilin sapo kemi hyrë”, ka shkruar Quni./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
UNI-Universum International College rankohet me sukses në Times Higher Education Impact Rankings 2024
-Advertisement-

Të tjera