Lajme

Takimi në “Trump Tower”, zbulohet personi i tetë

Autori: Gazeta inFokus 14:03 | 19 July 2017

Përfaqësuesi i një kompanie ruse që operon në fushën e pasurive të patundshme ishte personi i tetë në takimin e zhvilluar gjatë fushatës elektorale në “Trump Tower”, nën organizimin e Donald Trump Jr., djali i madh i Presidentit.

Avokati Scott Balber konfirmoi të martën për gazetën “Washington Post” dhe rrjetin mediatik CNN se Ike Kaveladze përfaqësonte biznesmenët në fushën e pasurive të paluajtshme Emin dhe Aras Agalarov në takimin e zhvilluar në qershor vitit e 2016 në Kullën Trump.

Avokati tha se ai ishte kontaktuar nga zyra e Prokurorit të Posaçëm, Robert Mueller në lidhje me identitetin e Ike Kaveladze. Në 2013 Emin dhe Aras Agalarovs organizuan konkursin e Miss Universit në Moskë, pronësinë për të cilin e kishte Donald Trump.

-Advertisement-

Dy ruso-amerikanë, Anatoly Samochorov dhe Rinat Akhmetshin u identifikuan nga mediat si shoqëruesit e avokates Natalia Veselnitskaja në takimin, për të cilin djali i Presidentit Trump, fillimisht pati thënë se ishte zhvilluar thjesht për t’i ndaluar amerikanët të adoptojnë fëmijë rusë.

Gjithashtu, në takimin me avokaten ruse mori pjesë edhe kryetari i fushatës së Donald Trump, Paul Manafort si dhe dhëndri i tij Jared Kushner.

Në e-maile, Trump Jr. shprehej entuziast rreth takimit të tij me avokaten që i premtoi të jepte informacione që do të dëmtonin kandidaten demokrate, Hillary Clinton. /TopChannel/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin
-Advertisement-

Të tjera