Takimi në Bruksel/ Miftaraj: Më i rëndësishëm është zbatimi i projektit, ja dy pikat e “nxehta”
Autori: Gazeta inFokus 16:50 | 27 February 2023
Sot është një ditë shumë e rëndësishme për Kosovën dhe Serbinë. Në orën 15:00 në Bruksel ka nisur takimi mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe Joseph Borrel e Miroslav Lajçak.
Pritet që takimet të zgjasin, për projektin që Bashkimi Evropian e ka cilësuar si shpresa e fundit dhe që nuk ka vend për diskutime.
Ehat Miftaraj u shpreh se më shumë se nënshkrimi i kësaj marrëveshje ditën e sotme është implementimi i saj në vazhdim.
Sipas tij sot 2 janë pikat e nxehta për të cilat mund të mos bihet dakord, ose të diskutohet gjatë. Kerkësa e Vuçiç që të vazhdohet formimi i Asocicacionit, ndërsa për Kurtin është kërkesa për përcaktimin e një afati për njohjen e Kosovës nga Serbia.
“Sot është një ndër ditët më të rëndësishme, që lidhet me marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë.
Kemi pasur deklarata nga Kurti dhe Vuçiç që është një bazë e mirë për dialogun, por i rëndësishëm është implikimi.
Sot do të jenë dy pika të nxehta: 1- Për Vuçiç kërkesë është që të vazhdohet me formimin e Asociacionit, 2- Kurti ka kërkesë, të përcaktohet afat për njohje të Kosovës nga Serbia.
Nëse ta takimi përfundon shpejt, mundësia e marrëveshjes është e vogël,” tha fillimisht ai.
Nëse sot takimi shkon me sukses dhe bihen dakord edhe për ata dy pika të “nxehta”, Miftaraj ka bërë me dije se Kosova brenda 15 ditëve duhet të dërgojë në Serbi një draft në lidhje me themelimin e Asociacionit.
“Nëse sot pajtohet dhe nënshkruhet marrëveshje, Kosova brenda 15 ditëve do të duhet të dërgojë një draft në Serbi.
Plani thotë që prej ditësh që shkruhet marrëveshje, bëhet një konference ku do të ketë donacione që do iu vijnë në ndihmë”, shtoi ai.
Gazetarja Linda Karadaku theksoi se deri më tani nuk dihet që Kosova të ketë një draft gati, dhe duke qenëse ka kaq pak kohë në dispozicion a mund të bëhet një i tillë? Miftaraj tha se Kurti dhe partia në pushtet janë shumë të mbyllur për këtë çështje dhe nuk është çudi që drafti të jetë gati.
“Kurti dhe partia janë të mbyllur në lidhje me dialogun me Serbinë. Fatkeqësisht sepse është një çështje e rëndësishme dhe duhet të ketë bashkëpunim edhe me partitë e tjera.
Në rastin konkret nuk duhet të çuditemi që Kurti të ketë një draft të përgatitur. Pra nuk përjashtohet kjo”, u shpreh ai.
Miftaraj në fund shtoi se në këtë kohë interesi i ndërkombëtareve është si kurrë më parë dhe kjo mundësi nuk duhet të keqpërdoret kurrsesi.
“Interesi i ndërkombëtareve është në maksimumin. Më shumë se çdo herë më parë. Kërkesat e tyre janë që përfaqësuesit e dy vendeve mos t’i zhgënjejnë. Pritet janë të mëdha.
Kjo është një mundësi që nuk duhet të keqpërdoret, për të arritur një paqe për të ardhmen,” përfundoi ai/Abcnews.al
Të tjera
-
Edhe Berat Buzhala e dërgon veturën e tij për kontrollë tregon a iu gjet GPS
Gazetari Berat Buzhala ka dërguar veturën e tij në kontrollë pasi në veturën ...
-
Shkaku i intervistës me Harris – Trump padit televizionin CBS, kërkon dëmshpërblim prej 10 miliardë dollarësh
Donald Trump ka paditur rrjetin televiziv CBS për një intervistë me Kamala Ha...
-
Musliu për rastin e Kajtazit: Autorët e kësaj vepre të rrezikshme t’i sjellim para drejtësisë
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka reaguar kundër vendosjes së pajisjes s...
-
Abdixhiku: QKUK-në do ta ndërtojmë në një lokacion të ri, i vjetri do të rrënohet
Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku është shprehur se objekt...
-
Abdixhiku: Me Vehbi Kajtazin kemi mospajtime, por sot solidarizohem me të
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku ka thënë se partia ...
-
Pacolli: Presidentja më kërkoi ndihmë për t’ia gjetur dy-tri vota
Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli ka thënë se presidentja e Kosovës, Vjosa O...
-
Vehbi Kajtazi tregon se kujt dyshohet se i përket GPS-i i gjetur në veturën e tij
Gazetari Vehbi Kajtazi ka komentuar sërish GPS-in i cili është gjetur në vetu...
-
ShBA-ja qorton sërish Kosovën në OKB për “veprimet e pakoordinuara”: Punoni përmes dialogut, themeloni Asociacionin
Përfaqësuesi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Robert Wood, ka kritikuar Q...
-
DASh: Projektligji i Serbisë që pretendon juridiksion ligjor mbi Kosovën, shkel detyrimet e dialogut
Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Matthew Miller, ka thënë se si...
-
Pasi Kajtazi zbuloi përgjuesin në veturë, Mirena publikon foto të veturës së tij: Pse po ekzaminohet pikërisht sot?
Gazetari Ilir Mirena, i cili së bashku me kolegun e tij Vehbi Kajtazi e Berat...
-
Bllokohet Lagjja e Boshnjakëve në Mitrovicë për pak kohë, ndërhyn policia dhe shpërndan turmën
Lagjja e Boshnjakëve në veri të Mitrovicës është bllokuar për pak momente, pa...
-
Sjelljet e shumë komentuara të banorëve të BBVK3, ja çfarë thoshte psikologia që u bëri testimin psikologjik
Psikologia Antigona Qenaj – Sejdiu e cila u bëri testimet psikologjike banorë...