Sport

Takimi mes Llapit dhe Malishevës nuk luhet në Podujevë, ja në cilin stadium do të zhvillohet kjo ndeshje

Autori: Gazeta inFokus 16:40 | 14 September 2021

Klubi i Llapit nuk po bëhet rehat me zhvillimin e ndeshjeve si vendas, pasi fusha e stadiumit ‘Zahir Pajaziti’ në Podujevë është duke u ndërruar nga bari artificial në bari natyral, shkruan Gazeta inFokus.

Dy takimet e para si vendas të këtij sezoni llapjanët i kanë luajtur në stadiumin e Merdarës.

Por kushtet e fushës në Merdarë nuk janë të përshtatshme për zhvillimin e ndeshjeve në elitën e futbollit kosovar.

-Advertisement-

Andaj klubi i Llapit tashmë ka vendosur që takimet në shtëpi ti luaj në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë.

Lajmin e ka bërë të ditur klubi nga Podujeva përmes një postimi në faqen zyrtare në facebook, ku gjithashtu njofton tifozët se nuk do të mund të hynë më shumë se 600 shikues në stadium për shkak të masave anti-covid të vendosura nga Qeveria e Kosovës.

Më poshtë keni njoftimin e plotë të klubit të Llapit për takimin me Malishevën që zhvillohet nesër nga ora 16:00, në kuadër të xhiros së katërt në Superligë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday në Comodita Home: Përfito 100€ extra zbritje në dyshekë
-Advertisement-

Të tjera